Të shtëna me armë në fushën ku Trump po luante golf/ Ndërhyn menjëherë shërbimi sekret

Ditën e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë pranë vendit ku po luante golf kandidati republikan për President të SHBA-ve Donald Trump.

New York Post raporton se pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në fushën e tij të golfit në Ëest Palm Beach, kanë ndërhyrë forcat e shërbimit sekret të cilët kanë larguar menjëherë nga Trump.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i fushtaës së Trump, i cili thekson se ish-Presidenti është i sigurtë.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë që nuk dha detaje shtesë.

Sipas New York Post dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës ndërkombëtare të golfit Trump në West Palm Beach.

Shërbimi Sekret ka thënë gjithashtu se Trump është i sigurt dhe se agjencia ka nisur hetimet.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *