Tha se ia kanë anulluar padrejtësisht koncertet/ Klubi me akuza ndaj Bardhit

Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja.

Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare.Sipas klubit,

Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit.

Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një pagesë 500 euro më shumë.Postimi përfundon me fjalët: “Mua më mashtruat, por mos mashtroni të tjerët.”

Bardhi më datë 12 tetor do të performojë në një klubet e Tiranës, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga ana e tij për akuzat nga klubi ku do të performonte.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *