“Vatikan” për bektashinjtë në Tiranë/ Reagon Baba Mondi

Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj bëri në lidhje me lajmin që qarkullon prej paradites së sotme për krijimin e një mikroshteti si ai i Vatikanit në Tiranë.

Interesit të mediave për të mësuar se si do të funksionojë shteti sovran, për të cilin kryeministri Edi Rama tha në “New York Times” se do jetë rreth 11 hektarë dhe do të ketë pasaportën e tij, Baba Mondi iu përgjigj duke thënë se nisma është plotësisht e ideuar dhe propozuar nga shefi i qeverisë shqiptare.

“Lajmi se Shqipëria mund t’i japë sovranitet Urdhrit Bektashi për pavarësi territorial na ka befasuar. Ne nuk e kemi kërkuar dhe nuk pretendojmë të krijojmë një shtet Mysliman. Nisma është tërësisht e kryeministrit Rama. Nuk jemi pyetur, mbi ato që Kryeministri ka deklaruar në ‘The New York Times’”, tha Baba Mondi për A2.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *