Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre dhe ka caktuar arrest në shtëpi për Mezinin, i cili ndodhet në burg, detyrim paraqitje për Ndrecën për të cilën Shkalla e Parë kishte vendosur ‘arrest shtëpie’ dhe arrest shtëpie për Armando Fezgën, i cili gjithashtu ishte në ‘arrest me burg’.
Tre kontrollorët u arrestuan, pasi u akuzuan si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.
Tre kontrollorët akuzoheshin për shpërdorim detyre në bashkëpunim.