Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin “Nënë Tereza”.
Nga nesër rinisin edhe fluturimet komerciale.
Postimi I plotë:
Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitore, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme.
Do të vijnë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve”, tha Balluku.