Policia njofton se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Policia njofton se drejtuesit e dy mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel