Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu , në fjalën e saj në Kuvend, deklaroi se është bërë një punë shembullore për të arritur objektivin prej 500,000 mijë vaksinimesh.
“Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin anti-Covid. Tashmë kemi përgjysmim të incidencës dyjavore dhe ka rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale.
Ekspertët e Komitetit janë duke vlerësuar masat, por vendimet do të merren më bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike.
Çlirimi i jetës dinamike duhet të vijojë me respektimin e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave. Ne po bëjmë përpjekje për të rritur numrin e vaksinimeve. Presim në muajt në vijim 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik.
Ne do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave dhe nuk do të ndalemi për t’i siguruar çdo qytetari vaksinimin kundër koronavirusit”, tha Manastirliu.