Kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana dhe bashkëshortja e tij Ema, së shpejti presin të bëhen prindër për herë të pestë.
Pas tre vajzave dhe një djali, Arbana shpreh gëzimin e tij, që pas suksesit që pati në zgjedhjet e 25 prillit, ku shijakasit bindshëm votuan Partinë Socialiste, ai do të bëhet së shpejti me një djalë.
“Priami do të ketë një vëlla”- shprehet Arbana në postimin e tij në Facebook.
Kryebashkiaku i Shijakut përveçse shumë i dedikuar në punë ka treguar se është një baba model në përkujdesjen ndaj fëmijëve të tij dhe dëshiron të ketë një familje të madhe.