Presidenti Meta ka mbajtur sot konferencën e radhës me gazetarët. Ndër të tjera, në fjalën e tij, kreu i shtetit e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të gjykohet me “ligjet e veta”.
Postimi i plotë:
“Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. Që ato 140 vota i bën Meta. E bëre atë që bërë ti me drejtësisë, po s’ka problem. Ne kemi ligjet e tua për ministrinë e Brendshme, kemi ligjet e tua për OFL, për policinë e shtetit. Asgjë nuk do të prekim. Do ta luftojmë korrupsionin”, deklaroi Presidenti.
Presidenti tha po ashtu se Rama e ka kapur drejtësinë dhe tashmë po përpiqet që të blejë votat.
“Çfarë e di ti more rrugaç Ilir Metën. Ti para Metës sillesh si lepur, e para kriminelëve e horrave.. Nuk të njeh Meta ty, nuk të njeh Tirana? Boll i mashtrove socialistët. Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve. Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama. Ka kapur drejtësinë e do që të blejë votat”, tha Meta.