I revoltuar kundrejt kësaj gjëje që po bëhet Presidenti Meta kërkoi me urgjencë që të shfuqizohet vendimi për karantinën, për emigrantët e ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Meta tha ky vendim politik dhe i pabazuar bëhet me qëllim që ata të mos votojnë.
“Ndalimi i votimit të emigrantëve nga Greqia përbën një akt të rëndë, antikushtetues. Arsyetimi i ndalesës së mijëra bashkatdhetarëve tanë është pretekst fals, i pabazuar shkencërisht, absurd, përdorim politik, nga situata e pandemisë nga ana e partisë shtet.
Kjo është farsa e turpshme për përfshirjen e diasporës në votime. Jo vetëm nuk po përfshihen të votojnë aty ku janë, por nuk lejohen as të vijnë këtu.
Këta po fshehin nga statistikat rreth 10 mijë vdekje të shkaktuara nga virusi. I bëj apel urgjent qeverisë, Komitetit të manipuluar të Ekspertëve dhe KQZ të heqë menjëherë këtë ndalesë, që përbën një veprim flagrant antikushtetues”, u shpreh Meta.