Presidenti Meta ka uruar agjërim të lehtë për gjithë besimtarët myslimanë, që nisën sot muajin e Ramazanit.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan: ‘Zoti t’i shpërblejë sakrificën besimtarëve dhe t’i lehtësojë dhembjen çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash”.
Urimi i Presidentit
Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam, Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit! I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.
Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!
NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!