Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit, ka folur ditën e djeshme për “SkySport” në funksion të ndeshjes mes Juventusit dhe Milanit. Fjala e suedezit është përqendruar te Kristiano Ronaldo, rreziku numër një për ekipin e tij dhe rivali të cilin do t’i duhet të mbrojë.
Lidhur me portugezin, 32-vjeçari deklaroi: “Për mua ka qenë gjithmonë një kënaqësi të luaja kundër kampionëve të tillë si Ronaldo. E kam hasur përballë 11-12 vjet më parë. Ndër vite ka ndryshuar shumë në krahasim fillimet e tij, por në thelb ka mbetur gjithmonë një kampion e nuk ka nevojë për ta diskutuar.”
Me gjasa do të jetë Kjaer e Romanjoli dyshja tiullare e Milanit nesër në “Allianz Stadium” dhe danezi duket gati për misionin e vështirë për të ndaluar Ronaldon. Elozhet e mbrojtësit kuqezi ndaj sulmuesit juventin nuk reshtin, teksa vijon fjalën e tij duke thënë: “Ronaldo jeton për golin. Ai mund të luajë një ndeshje nën nivel, por nëse i japin një top në minutën e 90-të, ai bën gjithçka për të shënuar atë gol. Vëmendja e tij është brenda ndeshjes, prandaj ka qenë gjithmonë në majë të futbollit gjatë 10-15 viteve të fundit”.
“Panorama Sport“