Kur bëhet fjalë për ndarje, shumë njerëz zgjedhin të fshijnë çdo foto, të hedhin dhuratat në plehra dhe të mos mendojnë më kurrë për emrin e ish-it
Pra, të qenit miq pas ndarjes, për ta është thjesht opsion i pamundur. Megjithatë, për këto tre shenja zakonisht ndodh krejt e kundërta.
Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Binjakët janë një shenjë me zemër të butë, tregon Clarisse Monahan për Bustle, astrologe. Ata janë të drejtë dhe nuk e kanë në tip që t’i kthejnë shpinën ish-it dhe të mos flasin kurrë me ta.
Edhe pse marrëdhënia nuk funksionoi, ata ende e shohin ish-partnerin si dike më të cilin ia vlen të bisedosh, edhe pse ky sidoqoftë, nuk është gjithnjë rasti absolut.
Binjakët janë gjithashtu të padurueshëm dhe mërziten lehtë, kështu që nuk dihet me siguri sa afatgjatë mund të jetë kjo miqësi.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Për Gaforret, harrimi i së shkuarës nuk është një punë e lehtë, prandaj e kanë të vështirë t’i prishin plotësisht lidhjet. Ata do të ndiheshin sikur s’do kishin më jetën e mëparshme dhe do humbisnin gjithë kujtimet e tyre. Ky ndryshim drastik mund t’i dëmtojë.
Nga ana tjetër, kjo shenjë është e butë në qasjen e saj ndaj dashurisë dhe është një nga shenjat më të ndjeshme. Këto sigurisht kanë ndikimin e tyre.
Për këto arsye, Gaforret shpesh kujdesen edhe për njerëz që i përkasin të kaluarës, prandaj duhet të kenë kujdes sepse ndoshta ish-partneri/ja po i përdor ata vetëm për mbështetje emocionale, duke e ditur që një Gaforre është gjithmonë aty.
Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Shigjetari, duke qenë një shenjë e paqëndrueshme, është gjithashtu shumë fleksibël dhe e qetë me ndryshimin, citon Anabel.
Njerëzit e kësaj shenje janë një kameleon në mënyrën se si mund të ndryshojnë dinamikën në marrëdhëniet e tyre dhe kjo është arsyeja pse, nëse një partner kthehet në një mik, ata me të vërtetë nuk do kthehen pas.
Për Shigjetarët ka rëndësi aventura, bisedat e shpejta dhe të këndshme dhe nëse dikush ia ofron këto, për ta nuk përbën problem dhe nëse ky mik, ndodh të jetë ish-i. /Telegrafi/