Kemi hyrë zyrtarisht në periudhën e Peshores, të skeptikes dhe të drejtës së horoskopit. Po ç`do të thotë kjo për secilën shenjë? Si ndikon në aspektin personal e atë profesional?
Si fillim duhet thënë që Dielli nuk është aspak i kënaqur me këtë ndryshim, sepse humbet energjinë dhe fuqinë në periudhën e Peshores, sepse pushon së qeni i nxehtë dhe intensiv, me pak fjalë, nuk i pëlqen shumë vjeshta.
Dielli gjen Marsin dhe Mërkurin duke e pritur, thënë ndryshe, gjen forcat fizike dhe mendore që do të dinë t’i japin formë dhe kuptim gjithçkaje. Me shumë vështirësi Dielli do të dijë të sjellë pak gjallëri për mijëra pavendosmëri dhe pasiguri.
Përveç Peshores, Ujori, Binjakët, Peshqit, Luani dhe Shigjetari përfitojnë nga kjo periudhë dhe do e ndjejnë më pak rënien e energjive. Nga ana tjetër, ata që do të kenë një energji më të paktë do të jenë Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi.
Demi dhe Virgjëresha do ulin shpejtësinë, por pa ndërlikime. Akrepi mund të humbë vëmendjen gjatë kësaj periudhe.
Këto ditë do të zgjasin deri në 23 tetor. Pastaj e ka radhën Akrepi, periudha e tij.