I ftuar në “Ëake Up”, mjeku infeksionist Gent Stroni tha se aktualisht në vend po qarkullojnë viroza të stinës dhe apeloi që të mos ngatërrohen me Covid-19. Ai shpjegoi se jo çdo virozë mund te ngatrrohet me Covid
“Është një virozë tjetër, që unë do inkurajoja edhe kolegët e mi në ISHP. Shikohet një virozë që ndoshta mund të jetë ajo e famshmja stinore që njerëzit tashmë janë me hundë të bllokuara, me një rrjedhje hundësh, por që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin.
Në një njëjtën kohë ne shohim edhe situatën e personave që kanë një virozë të traktit gastrointestinal, por jo domosdoshmërish është Covid. Pra, jo të gjitha rastet na çojnë në këtë drejtim”, sqaroi ai.