Emri i kodit “Loja me top”. Kjo ishte, në fakt, mënyra me të cilën autorët e dyshuar të grabitjes, tërhoqën vëmendjen e policisë, çka do të bënte që brenda disa ditësh telefonatat e tyre të përgjoheshin nga Guardia di Finanza. Sot, pas shtatë muaj hetimesh, ata përfunduan në pranga. Ata janë tre të rinjë 33, 26 dhe 22 vjeç dhe sipas hetuesve janë ata që më 12 korrik, me fytyra të mbuluara dhe të armatosur me armë, hynë në një qendër bastesh në Molfetta duke marrë gjithçka që përmbante kasat e parave.
Ata janë të tre nga Molfetta, njëri përfundoi në burg dhe dy në arrest shtëpiak. Ata do të duhet të përgjigjen për krimet e grabitjes së rëndë, mbajtjen e paligjshme të armëve të zakonshme dhe marrjen e mallrave të vjedhura, pasi kishin mbërritur edhe në grabitje me makinë një të vjedhur. Hetuesit arritën të prangosnin tre grabitësit, të gjithë shkelës të përsëritur të veprave penale, përmes ekzaminimit të çasteve të panumërta të ekstrapoluara nga imazhet e qarqeve të ndryshme të mbikëqyrjes video dhe kalimit të të dhënave të përgjimit dhe të dhënave telefonike, GPS-it.//Telebari