Momente frike përjetuan barezët, paraditen e djeshme në qendër të Barit. Pak përpara se ora të shënonte 13.30, një zjarri përfshiu totalisht, një autobus të linjës Amtab, në pjesën e rrugës midis skelës së San Nicola dhe teatrit Margherita.
Flakët shkatërruan plotësisht mjetin, një Mercedes prej 18 metra , prodhim i vitit 2006 i blerë nga kompania lokale e transportit në vitin 2015. Në autobus, në rrugë për shërbimin Park & Ride, përveç shoferit, ishin edhe tre persona të tjerë : të gjithë, për fat të mirë, mbetën të padëmtuar.
Agjentët e Policisë Vendore ndërhynë menjëherë në vend. Uniformat blu të Njësisë së komandantit Michele Palumbo siguruan zonën dhe bllokuan rrugën për të lejuar Brigadën e Zjarrfikësve të veprojë më shpejtësi . Operacioni zgjati rreth 20 minuta, ndërkohë që mjeti u shkrumua plotësisht. Kalimtarët treguan për Telebarin momentet e para të rënies së zjarrit, ndërkohë që tashmë po punohet për të zbuluar shkaqet e rënies së tij.