Modeklarimi i të ardhurave, si dhe detyrimet e paplotësuara nga ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” kanë bërë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit të arkëtojë të paktën rreth 8.65 milionë lekë nga masat administrative përgjatë vitit të shkuar.
ILDKPKI bën të ditur se, të ndëshkuar me masa administrative, “gjobë” për periudhën deri me 31.12.2020 janë në total 33 zyrtarë.
“Për periudhën 2014 – 2020 janë sanksionuar me masë administrative “gjobë” në total rreth 1.759 zyrtarë. “-thuhet në raportin e dërguar së fundmi në Kuvend nga Inspektorati.
“Për t’u theksuar është fakti se te gjitha masat administrative të vendosura nga Inspektorati janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative, me përjashtim të një numri të pa konsiderueshëm. për të cilat Gjykata ka vendosur shfuqizimin ose ndryshimin e tyre.
Për më tepër. Inspektorati i Lartë gjatë periudhës 2014 – 2020, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. si dhe Policisë së Shtetit. “-deklaron ILDKPKI.
Nga subjektet e monitoruara dhe të konstatuara në konflikt, Inspektorati bën me dije se në 502 subjekte janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues. si Deputete të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetare Bashkie etj.
Inspektorati i Lartë në përmbushje të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për vitin 2020. e cila kërkonte që: “Të vijojë forcimin e ndjeshëm të kapaciteteve investiguese, me fokus të veçantë trajtimin e rasteve të fshehjes apo mos deklarimit të pasurive, të konfliktit të interesit, si dhe hetimit të rasteve ” ka përmbushur kompetencat ndëshkuese. përmes aplikimit të masave administrative “gjobë”. propozimeve për masa disiplinore deri në largim nga detyra, drejtuar institucioneve publike, si dhe referimeve penale dhe të tjera, të depozituara pranë organit të akuzës, strukturave të hetimit tatimor, Policisë së Shtetit, ndaj zyrtarëve dhe subjekte deklarues, të cilët janë gjetur në shkelje./ D.Hyka
monitor/