Hëna në shenjë, mike bujare dhe e gatshme për t’ju dhënë mbështetje në dashuri, do ju dhurojë një ditë të këndshme sidomos tek ndjenjat. Premisat janë të shkëlqyera: mund të nisni të realizoni projektet tuaja që në fillim.
Do tundoheni të telefononi një mik/e që nuk e dëgjoni prej kohësh. Në çift, çdo sektor i jetës do karakterizohet nga harmonia dhe qetësia dhe kjo do ju bëjë të jeni të disponueshëm për njerëzit që keni pranë.
Ju që jeni single, duke parë gjithçka po ndodh rreth jush, do keni nevojë për relaks. Mund të përfitoni nga dita, e cila është e destinuar për t’ju dhënë qetësi shpirtërore.
Në punë duhet të vini të gjithë entuziazmin dhe energjinë që keni në dispozicion. Duke e bërë këtë, do realizoni me siguri atë që dëshironi.