Dashi
Në këtë periudhë të shkurtit do të keni mundësi që të kuptoni se çfarë duhet të bëni në dashuri dhe nëse duhet të merrni një vendim, mendohuni mirë. Në fillim të muajit nuk morët konfirmime, ndërsa tashmë një miqësi mund të rezultojë intriguese. Shkurti favorizon të gjithë ata që janë çift. Nëse keni ndryshuar punë, mund të ndiheni të lodhur pasi gjërat nuk po ecin siç duhet.
Demi
Muaji po ikën në mënyrë të tensionuar. Por viti që vjen pritet të sjellë të reja të rëndësishme, si martesë, bashkëjetesë apo një dashuri të madhe. Bëni mirë që të qëndroni sa më larg polemikave. Në dashuri kush është duke u shoqëruar me një person aspak transparent apo po jeton një histori të vështirë, do të kalojë ditë aspak të lehta. Në punë, parashikohen tensione.
Binjakët
Duhet të kuptoni se çfarë duhet të bëni gjatë këtyre ditëve. Bëni mirë që të afroheni me persona që mund t’iu ndihmojnë. Jeni natyrë krijuese, ndaj mundohuni që gjatë këtyre ditëve të realizoni një ëndërr të madhe, në varësi të situatave me të cilat po përballeni.
Gaforrja
Kjo mesjavë parashikon futjen e disa lidhjeve në krizë, për shkak se keni nevojë për qartësi. Duhet të veproni, në mënyrë që të dilni nga situata ku ndodheni. Do të bëni zgjedhje të rëndësishme, por nëse mbyllet një derë, do të hapet një tjetër.
Luani
Yjet do ju favorizojnë gjatë kësaj dite dhe do ju mbushin me energji. Parashikohet që të kaloni disa momente qetësie. Një pjesë e të lindurve të kësaj shenje do të shënojnë rikuperime të ndjeshme. Parashikohen shpenzime, ndërkohë që përmirësimi i situatës do të nisë vetëm pas datës 15-të.
Virgjëresha
Do të perjetoni një rënie dhe lodhje gjë që mund të bëjë që të thoni gjëra që nuk i mendoni. Në dashuri është momenti për të vepruar. Kush ka një punë të cilën duhet ta mbrojë, duhet të përveshë mëngët, pasi diçka nuk po ecën siç duhet.
Peshorja
Kjo është një periudhë mjaft komplekse sa i takon ndjenjave. Jeni duke jetuar në një ambient aspak të favorshëm, për shkak të tradhtive me të cilat jeni përballur. Udhëtimet dhe zhvendosjet janë mjaft të favorizuara. Kush është i dyjëzuar mes dy historive, duhet të bëjë qartësi me veten.
Akrepi
Gjatë kësaj dite mund t’iu ikë ndonjë fjalë më shumë, por me yjet në anën tuaj do ia dilni. Nëse keni dyshime lidhur me disa çështje, vetëm viti i ri do arrijë që ti sqarojë. Qielli është mjaft i favorshëm sa i takon dashurisë.
Shigjetari
Rezultatet nuk do të mungojnë. Në punë, nëse keni një ide mundohuni që ta vini në jetë. Në dashuri do të ketë diçka për të rikuperuar, por bëni kujdes me historitë shumë trasgresive.
Bricjapi
Shfrytëzojeni më mirë këtë ditë, pasi ka çështje që mund të mbeten pezull. Projektet e reja janë mjaft të favorshme në këtë periudhë. Lidhur me ndjenjat do të ketë një rikuperim të ndjeshëm.
Ujori
Të rejat më të mira do të vijnë në vendin e punës, ku parashikohen fitime. Në dashuri qielli do të jetë disi i çuditshëm, ku do të keni luhatje të ndjeshme. E keni të vështirë që të dashuroheni, pasi jeni vazhdimisht në kërkim të një iluzioni.
Peshqit
Ndiheni disi nervoz. Nëse ka njerëz që ju pëlqejnë apo kërkoni më shumë siguri në dashuri, do të arrini që të gjeni pasionin e kërkuar. Gjatë këtyre orëve do të ketë ndryshime të rëndësishme, por bëni kujdes me tensionet. Historitë e lindura prej pak kohësh, kanë nevojë për një shtysë më shumë. E enjtja do të jetë e mbushur me lodhje, ndërkohë që do ju duhet të vini në vend disa gjëra.