Afrimi në stol i Zhoze Murinjos pritet të sjellë ndryshime të mëdha në ekipin e Romës, aq sa zërat për skuadrën e re kanë filluar akoma pa marrë detyrën e tij tekniku portugez.
Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset” i preferuari i Murinjos për mesfushën e verdhekuqve është futbollisti i Real Madrid, Isko Alarkon.
Këtë sezon Isko nuk ka mundur të gjejë dot hapësira të shumta dhe një divorc me madrilenët është zgjidhja më e mundshme e momentit.Roma duhet të mundë konkurrencën e skuadrës tjetër italiane të Juventusit e cila ka kohë që kërkon shërbimet e mesfushorit spanjoll.
Mbetet për tu vlerësuar dhe shuma e transferimit e cila pritet të jetë diku te 20 milion euro, por më parë duhet gjetur marrëveshja me lojtarin.
PANORAMASPORT.AL