Tërmeti me madhësi 5.2 ballë tronditi zonën e detit në perëndim të Tilos të martën në mbrëmje, sipas Institutit Gjeo-dinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Tërmeti preku ishujt Kos dhe Nisyros. Gjithashtu, dy dridhje të tjera me madhësi 3.4 dhe 3.3 Righter u regjistruan në të njëjtën zonë.
Epiqëndra e tërmetit ishte 16 km në perëndim të Tilos, dhe thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.
Një tronditje sizmike me madhësi 3.6 Righter u regjistrua në ishullin Kos 6 minuta pas tërmetit me madhësi 5.2 ballë. Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Delvinë të vendit tonë.
Gjithashtu dridhjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, raporton Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC). Deri më tani nuk është raportuar për lëndime ose edhe për dëme materiale.