Najada Çomon veç arritjeve dhe kontributit që ka dhënë në mjekësi, por së fundmi edhe si kandidate për deputete, njihet për pamjen e saj të pangatërrueshme, me flokët në të kuqe të ndezur. Por nga sot nuk do e dallojmë më për këtë arsye. Lili Ismaili, artistja e njohur që fshihet pas ndryshimeve të shumë personazheve publikë, paska vënë dorë edhe mbi Najadën dhe tani kemi një doktoreshë me flokë në ngjyrë më të çelët dhe më pranë kafes së hapur.
Me siguri do ju duhet pak kohë t’iu mësohet syri me këtë pamje të re të mjekes, por nuk mund ta mohojmë që duket po aq simpatike dhe tani sa më parë