Një nga figurat më popullore të Partisë Demokratike në Durrës, i cili është i përfshirë edhe në listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut Durrës, për zgjedhjet e 25 prillit, Igli Cara ka zgjedhur rrjetin social facebook për të uruar bashkëqytetarët për 14 marsin, që është edhe Dita e Verës.
“-Ju uroj përzemërsisht ta gëzoni Ditën e Verës!” – shkruan ish drejtuesi i selisë blu të qytetit bregdetar, njëherësh edhe përfaqësues ndër vite i qytetarëve durrsakë në Kuvendin e Shqipërisë.
Për deputetin Cara, pas këtij dimri të vështirë, pranvera po vjen, duke shprehur bindjen se ndryshimi po troket!
“- Ndryshimi po troket! Gëzofshi ngahera!” – përfundon postimi i zotit Cara.
Të shumta kanë qenë komentet, që jo vetëm kanë uruar në Ditën e Verës, kandidatin opozitar, por nuk kanë hezituar të shprehen se Igli Cara do të jetë më i votuari në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.
Postimi i plotë:
Të dashur miq!
Ju uroj përzemërsisht ta gëzoni Ditën e Verës! Shëndet dhe paqe në vatrat tuaj familjare!
Le të shpresojmë se pas këtij dimri të vështirë, pranvera po vjen! Ndryshimi po troket! Gëzofshi ngahera!