Në Bashkinë Durrës janë numëruar 273 kuti votimi nga 335 që janë në total. Komisioni Zgjedhor I zgjedhjeve e bëri me dije këtë informacion pasi numërimi mbaroi në orën 10:51.
Partia Socialiste vijon të kryesojë me 42 971 vota (50.37%), Partia Demokratike me 35 508 vota (41.62%) dhe LSI me 4 901 vota (5.75%).
Diferenca mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Aleanca për Ndryshim” (PD+LSI 40409 vota) aktualisht mbetet me 2562 vota.
Votat e pavlefshme kanë qenë një shifër e madhe e cila ka shkuar deri në 4200.