Ai ecte në rrugë, në mes të ditës me gati 90 doza droge, duke përfshirë hashash dhe marijuanë. Por kalimi i një patrulle të policisë ishte e mjaftueshme për të pikasur një 24-vjeçar nga Bari, një emër i njohur për policinë. Ai u ndaluar menjëherë për një kontroll brenda Giulio Petroni, në Bari në Itali.
Duke vënë re qëndrimin e tij të padurimit gjatë ndalimit, policia vendosi ta kontrollojë fizikisht atë, dhe gjeti – të fshehur në rripin e pantallonave të tij dhe në xhepat e xhupit dhe xhaketës – 46 qese me hashash dhe 41 marihuanë, gati për shitje.
Duke pasur parasysh sasinë e madhe, karabinierët vazhduan kontrollin në shtëpinë e 24-vjeçarit. Një tjetër sasi droge prej 58 gramë hashash dhe 76 gram marihuanë u zbuluan në dhomën e tij të gjumit, sëbashku me to dhe të gjitha materialet e paketimit. Shitësi i dyshuar i drogës u arrestua dhe tani është në arrest shtëpiak, në pritje të hetimeve.// Telebari