Të gjithë ne kemi një përgjigje standarte kur na pyesin për shenjën e horoskopit.




“Kam lindur në nëntor, jam Akrep. Ose, jam Gaforre prandaj udhëhiqem kaq shumë nga emocionet.”-
Në fakt, ata që janë njohës të mirë të astrologjisë e dinë se shenja e vendosur nga data e lindjes është vetëm njëra pjesë e monedhës. Nëse doni ta mësoni të plotë horoskopin tuaj duhet të merrni patjetër në konsideratë shenjën tuaj të Diellit, Hënës dhe ashendentin tuaj.




Të treja shenjat bashkë ju bëjnë të kuptoni më mirë sjelljet e personalitetit tuaj. Kur ju njihni shenjën e diellit, mund të kuptoni më mirë se si dhe pse njerëzit mendojnë në një mënyrë të caktuar për ju- lindjen tuaj- dhe pse ju rreth vetes- diellit-mendoni në mënyrë tjetër.




Tingëllon intriguese apo jo? Por pse është kaq e rëndësishme të dish ashendentin tënd?
Shenja juaj e Diellit është identiteti juaj bazë. Ashendenti juaj është çfarë ju projektoni tek të tjerët.
Sipas astrologëve, shenja e diellit është vetja juaj e vërtetë. Ana më e pafajshme dhe e çiltër. Dielli është identiteti juaj, kurse ashendenti lidhet me pamjen, sjelljen dhe mënyrën se si ju shohin të tjerët. Domethënë, është vetja që ju i prezantoni botës.




Përshembull: Ashendenti juaj lidhet me mënyrën se si ju silleni në një dasmë kur takoni njerëz të rinj, ose në një takim të parë. Mund të jetë gjithashtu lloji i profilit që kemi në Instagram. Është mënyra se si duam të na shohin të tjerët. E ndërsa shenja e diellit del në pah pas disa gotave të mira alkool apo një feste të çmendur. Kolegët mund të habiten me shpirtin tënd festiv pasi në punë je më seriozi.




Nëse ju anashkaloni ashendentin tuaj, na vjen keq, por e keni lexuar gjithë jetën horoskopin gabim.