Cdo njeri ka një mënyrë të vetën për të përballuar ngjarjet e mira ose të këqija të jetës së përditshme. Disa preferojnë të izolohen, disa kërkojnë shoqërinë e njerëzve të dashur, disa ulërijnë e disa e mbajnë gjithçka për vete. Por e dinit që zodiaku mund të influencojë drejtpërdrejt sjelljet dhe emocionet tona?
Stresi është përgjigja e trupit tonë nga një stimul i jashtëm. Kur është i stresuar, trupi kalonë në gjendjen ‘mbrojtje ose arratisje’. Po reagimi juaj cili është: ta përballoni apo të arratiseni?Për këto shenja, gjendja e stresit mund të jetë një minë me sahat, ata vetëm shpërthejnë, pak rëndësi ka se kë kanë përpara.
Dashi
Të lindurit e Dashit janë në krye të listës së më të stresuarve të zodiakut sepse përveç se bëhen nervozë dhe irritohen, i kap menjëherë stresi. Ata tentojnë të jenë shpërthyes dhe të bezdisshëm, duan gjithmonë të kenë të drejtë, e urrejnë të humbasin, kështu që nësse një Dash i jetës suaj është i stresuar, më mirë mbathjani.
Binjakët
Durimi është një karakteristikë pothuajse e panjohur për ata që kanë Diellin në Binjakë sepse janë persona impulsivë, plot ankth dhe irritohen lehtësisht. Binjakët kanë një mendje shumë aktive, kështu që e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me njerëz që janë më të ngadaltë se ataose kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duan. Në këto rrethana, shpesh reagojnë në mënyrë të ashpër dhe bëhen shumë nervozë.
Demi
Demat janë natyra më të rezervuara dhe tentojnë t’i fshehin zemërimet e tyre. Gjithsesi, në momentin që marrin gjithçka shumë seriozisht përfundojnë duke u stresuar edhe nga problemet më të vogla dhe dalëngadalë frustrimet e tyre, problemet dhe zemërimi akumulohen, përfundojnë duke shpërthyer pa paralajmëruar askënd që ndodhet pranë tyre. Përveçse hyjnë tek shenjat më të stresuara, Demat janë edhe më xhelozët e zodiakut prandaj është e vështirë për ta të relaksohen dhe të marrin nën kontroll impulset
Akrepi
Akrepët janë shumë shpërthye, hakmarrës, kontrollues dhe dyshues, kështu që bëni kujdes. Kur janë të stresuar, të lindurit e Akrepit e bëjnë shumë të qartë gjendjen e tyre, shpërthejnë dhe i ulërijnë çdokujt me të cilin i kryqëzohen rrugët pa menduar shumë për pasojat, edhe pse për pak minuta qetësohen përsëri.