
1. Ai është një djalë që merr kohën e tij gjithmonë, sepse Saturni nuk e nxiton kurrë. Me pak fjalë, përgatituni për një miqësi të ngadaltë por solide, ku ai do të studiojë çdo lëvizje tuajën për t’u siguruar vërtet se jeni vajza e duhur për të.




2. Pasi të zgjidheni, do të jeni vërtet diçka e rëndësishme për të. Me pak fjalë, nëse mendoni se nuk keni shumë dëshirë për të filluar një marrëdhënie të përkushtuar, atëherë lëreni të qetë.
3. Ai i tregon ndjenjat e tij në mënyrë logjike dhe konkrete. Më mirë t’u thuash lamtumirë shpërthimeve të dashurisë, mesazheve të ëmbla, telefonatave në mes të natës për të të thënë se i mungon. E gjithë kjo nuk është pjesë e ADN-së së tij.




4. Mos u mashtroni nga pamja e tij serioze. Sepse pas gjithë këtij racionaliteti fshihet një pasion i madh. Sa i përket përfshirjes seksuale, do t’ju habisë.
5. Sigurisht që ai nuk dekurajohet lehtë ose nuk ndryshon mendjen shumë shpesh. Mos i vini gjithmonë në dyshim zgjedhjet e tij, sepse është diçka që ai thjesht nuk e pëlqen.




6. Me të do të keni gjithmonë një person të vëmendshëm ndaj karrierës, rritjes dhe afirmimit tuaj profesional.
7. Asnjëherë mos e vendosni veten në konkurrencë të drejtpërdrejtë me profesionin e tij. Ai jeton një ndjenjë detyre të tillë që të vendosë punën përpara çdo gjëje. Dhe nuk i pëlqen askush që i tregon se kalon shumë kohë në punë.
8. Kur dilni me të bëni mirë të jeni të kuruar pasi është një njeri që shikon çdo detaj.




9. Nëse keni ide të çuditshme ose dëshironi të merrni një iniciativë paksa të çuditshme, mos prisni që ai të jetë dakord. Në fakt, racionaliteti i tij e bën atë të jetë i kujdesshëm për pothuajse çdo gjë që nuk është normale.
10. Dëshiron të marrësh diçka që të pëlqen prej tij? E thjeshtë, bëje të duket sikur ke një nevojë objektive. Sepse gjërat që kanë të bëjnë vetëm dhe vetëm me kënaqësi, nuk e bindin kurrë.



