2 vetmitarët e horoskopit që s’e kanë problem fare për shoqërinë e të tjerëve

Dashi:

Të lindurit në këtë shenjë shquhen për karakterin e tyre të fortë dhe të palëkundur, çka i dallon edhe nga pjesa tjetër e horoskopit. Por e keni menduar ndonjëherë se është pikërisht kjo gjë që i bën më të prirur për të qenë vetëm?

Dashi nuk tërhiqet kurrë para asgjëje, mjafton t’i vendosë vetes një qëllim dhe e çon gjithmonë deri në fund, duke mos marrë parasysh se mund të anashkalojë apo lëndojë shumë njerëz me këtë sjellje të tij. Në fund të ditës mund të fitojë një betejë ose edhe gjithë luftën, por përfundon i vetëm.

Bricjapi:

Nuk mund të mungonte në listën e shenjave vetmitare as Bricjapi. Personat e lindur në datat 22 dhjetor -20 janar janë aq shumë të përkushtuar pas karrierës, sa shpeshherë harrojnë që ka jetë përtej zyrës apo ambientit ku punojnë. Ambicia e tyre është pika e tyre më e fortë, por edhe më e dobët, pasi i lartëson në sferën profesionale, por i bën më të vetmuar. Mund të kalojnë me orë të tëra duke rendur pas punës, duke lënë në harresë të dashurit e zemrës që në fund i braktisin për shkak të natyrës së tyre tekanjoze dhe moskokëçarëse.

Author: horoscope