Eksperienca njerëzore nuk gabon aq lehtë. Për më tepër horoskopi kinez.
Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo 1 muaji. Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Në Kinë, vitet përllogariten sipas sistemit kohor të hënës. Viti i Ri Kinez fillon më 1 shkurt dhe ka 12 kafshë të cilave u përgjigjen vite të caktuara: miu, bualli, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, dhia, majmuni, gjeli, qeni dhe derri.
Viti 2023 do të jetë viti i Tigrit, i cili ndodh vetëm çdo 60 vjet. Kjo shenjë e zodiakut kinez është e njohur për fuqinë, guximin dhe prirjen për ta bërë çdo gjë të madhe. Njerëzit e shenjës Tigrit kanë cilësi të tilla si guximi dhe lidershipi, ata nuk ndalen. Megjithëse të njëjtat tipare i bëjnë ata të jenë impulsivë dhe rebelë.
Ka pesë elementë të zodiakut kinez: zjarri, toka, metali, uji dhe druri; uji është elementi që lidhet më shumë me emocionet, megjithëse ka edhe një nga forcat më të mëdha të natyrës, e cila lidhet me paparashikueshmërinë. Tigri i përket elementit të ujit.
Tigri njihet si një simbol i fuqisë, shpesh i lidhur me perandorët dhe mbretërit. Tigrat janë të pavarur, të patrembur, besnikë dhe kanë vetëvlerësim të lartë. Ata janë të fortë përballë vështirësive dhe nuk tërhiqen kurrë nga sfidat; janë këmbëngulës dhe të vendosur.
Numrat me fat për ta janë 1, 3 dhe 7. Sigurohuni që të qëndroni larg ngjyrës së bardhë dhe numrave 4 dhe 9 gjatë gjithë vitit.
Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020
Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021
Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2023
Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2022
Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024
Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025
Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, 2026
Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015, 2027
Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016, 2028
Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017, 2029
Qeni: 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018, 2030
Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019, 2031