3 shenjat e Horoskopit që kanë më shumë gjasa të dashurohen në shkurt

Për disa shenja të Horoskopit, shkurti do të jetë muaji i tyre me fat në dashuri dhe kjo sepse kalimi i Venusit përmes shenjës së Peshqve pritet të ringrejë marrëdhëniet, të nxisë nevojën për shoqëri dhe të ofrojë momente plot romancë dhe dashuri.

Sidomos në fund të muajit, më 20/02, Afërdita kalon nga Dashi dhe bashkon forcat me Dian, planetin e fatit dhe mundësive, duke krijuar kushtet ideale për një njohje të re ose një person të ri që do të ndryshojë faktet në romancën tuaj.

Shigjetari

I përkisni shenjave me fat për dashurinë jo vetëm në shkurt, por edhe në përgjithësi gjatë gjithë vitit 2023. Megjithatë, ky muaj pritet t’ju dhurojë momente të këndshme dhe pasion. Në fillim të muajit nuk mungojnë mundësitë për të njohur njerëz të rinj, lajme të gëzuara, flirtim dhe humor romantik. Më shumë fat do të keni nga data 20 e muajit, kur edhe Afërdita do të kalojë në shenjën e Dashit, ku së bashku me Jupiterin do t’ju ofrojnë këndvështrime të reja dhe emocione të mëdha në lidhjet e dashurisë.

Dashi

Ju jeni protagonistja e muajit shkurt dhe kjo sepse në shenjën tuaj keni Jupiterin, që t’ju sjellë fat dhe realizimin e çdo dëshire. Nevoja juaj bazë është të ecni përpara, të bëni një fillim të ri, të rinovoni jetën tuaj dhe sigurisht emocionet tuaja. Me favorin e Jupiterit, ju paraqiten mundësi në emocionet tuaja që ju bëjnë të shpëtoni nga pasiviteti apo edhe nga rutina. Zhvillimet e shkurtit janë shumë të shpejta, si për shkak se ju vetë jeni më aktivë, duke ndjekur atë që dëshironi, ashtu edhe sepse ju jepen mundësitë për të pushtuar atë që keni vënë në sy.

Pyetja që mbetet është vetëm një dhe asnjë tjetër, nga cilat shenja do të preken më shumë nga rrjedha e Venusit dhe do të kenë një shans të madh për një dashuri të re të madhe apo për t’u afruar akoma më shumë me të dashurin e tyre?

Peshorja

Skenari astrologjik tregon se shkurti do të jetë një muaj kyç për jetën tuaj të dashurisë, Peshore. Deri në datën 5 të muajit parashikohet një fillim i ri emocional apo një rinovim romantik për ju që keni lindur në fund të shtatorit, ndërsa gjatë muajit Jupiteri te Dashi ofron mundësi për zhvillim marrëdhënieje, përkushtim, shoqëri apo edhe perspektiva e një martese. Kalimi i Saturnit nga Ujori ju ndihmon të strukturoni marrëdhëniet tuaja në një mënyrë më të pjekur dhe më të përgjegjshme, duke shfrytëzuar njohuritë dhe përvojën që keni. Momente më fatlume priten nga data 20 shkurt e në vazhdim.

Author: horoscope