3 shenjat zodiakale që mezi e marrin veten pas një ndarjeje

Këto 3 shenja zodiakale e kanë shumë të vështirë t’i pranojnë ndarjet dhe do të bënin çdo gjë për t’i rregulluar marrëdhëniet. Jo gjithmonë ja dalin, por  e provojnë.

Dashi

Janë njerëz që e vlerësojnë të qenët të përgjegjshëm në përgjithësi në jetën e tyre. Kur një zhgënjim i godet, e kanë të vështirë ta mbajnë veten. Dhe nëse e bëjnë veten pjesë të situatave impulsive, dëmtohen akoma më shumë.

Në vend që të tërhiqen dhe të përpiqen të reflektojnë mbi arsyet e asaj që ndodhi, të lindurit e Dashit zhyten akoma më thellë në qëndrime të pamatura. Kjo i bën edhe më të përfshirë në gjendjen në të cilën ndodhen dhe kërkojnë kohë për t’ia nisur nga e para.

Gaforrja

Kjo shenjë e vuan refuzimin në të gjitha aspektet e jetës së saj, nuk mund ta stakojë trurin dhe ta lërë mënjanë refuzimin. Kjo mund të ndikojë tek puna, miqësitë, koha e lirë, gjithçka bllokohet në jetën e këtij personi. Më keq, akoma, Gaforrja mund të shkojë më larg. Pasi marrëdhënia të përfundojë, tenton që në marrëdhëniet e ardhshme të jetë më kontrolluese. Mund të mos ketë dëshirë të provojë gjëra të reja dhe nuk ndalet së përjetuari plagët e së shkuarës. Një reflektim i mirë do të ishte ndryshimi i duhur për ta kapërcyer zhgënjimin.

Virgjëresha

Perfeksioniste dhe kalkuluese e mirë, kur diçka nuk shkon si duhet për Virgjëreshën e ka të vështirë ta pranojë. Të lindurit e Virgjëreshës këkrojnë një zgjidhje që vjen prej tyre, që fjala e fundit që thyhet të jetë e tyrja. Përndryshe do të ndihen të fyer dhe do të kërkojnë ‘kurban’. Kështu, rikuperimi i tyre do të jetë edhë më i vështirë.

Author: horoscope