Jeni në fillim të një lidhjeje të re, gjithçka po shkon ashtu siç duhet, ai ju pëlqen dhe vice-versa, megjithatë shpeshherë ju duket sikur nuk dini mjaftueshëm për të? Nuk ju duhet të kontrolloni të gjithë Facebook-un apo Instagram-in e tij, janë yjet atë që e bëjnë këtë gjë për ju.
1.DUAN TË JENË TË PAVARUR ME ÇDO KUSHT: Në qoftë se ekziston një shenjë e cila nuk do të hiqte dorë nga pavarësia dhe liria e saj, për asgjë në botë, ajo është Ujori. Ujori është shenjë ajri dhe si rrjedhojë është e vështirë për të, të jetojë e mbyllur apo e kufizuar. Të lindurit në këtë shenjë janë shpesh të largët dhe të ftohtë, dhe nuk do lejonin njeri t’i afrohet zemrës së tyre deri pas një pikë të caktuar. Mund të jenë në shoqërinë e shumë njerëzve, por pak njerëz janë vërtet të afërt me ta. Nuk lejojnë që emocionet t’u errësojnë logjikën.
2.KOKËFORTË: Të lindurit në këtë shenjë janë ndër shenjat më kokforta të horoskopit. Gjejnë gjithmonë një mënyrë për të bërë atë që duan, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët. Disa mund ta konsiderojnë si shenjë rebelizmi këtë sjellje, edhe mund te jetë, por kjo gjë nuk i pengon aspak Ujorët të ndryshojnë qëndrim.
3.IMPULSIV: Ujorët u besojnë gjithmonë instikteve të tyre, pavarësisht se ato mund t’i tradhëtojnë dhe t’i fusin në rrugë të gabuar. Nuk mendojnë për pasojat dhe janë në kërkim të ideve aventureske.
4.ËNDËRRIMTAR: Ujorët nuk flenë kurrë mbi dafina, por zhveshin mendjen nga realiteti dhe përhumben në ëndrra. Duan të vijnë me ide të reja revolucionare dhe të bëjnë çdo gjë sipas mënyrës së tyre. Gjëja që vlerësojnë më shumë është liria. Filozofia e jetës së tyre është “ëndërro dhe lër të ëndërrojnë”.