#1 – Dëshira e saj për t’u bërë avokate
Njerëzit e shenjës së Peshores janë të apasionuar pas drejtësisë dhe barazisë. Ndoshta ajo dëshiron të ndjekë hapat e babait të saj ose është thjesht Peshorja brenda Kim. Avokatia është vetëm një nga shumë punët ideale për Peshoret. Ata do të ishin gjithashtu, diplomatë, rekrutues dhe stilistë të shkëlqyer.
#2 – Zotëron një kompani kozmetike
Peshoret kanë aftësi të mira për biznes. E organizuar, inteligjente dhe e mirë në negociata, nuk është çudi që Kim Kardashian është një nga më të suksesshmet në industrinë e bukurisë dhe kozmetikës. Planeti që sundon Peshoret është Afërdita: planeti i bukurisë, dashurisë dhe estetikës.
Shume njerëz të shenjës së Peshores janë të interesuar për modën apo makeup-in. Kim ia kushtoi jetën atyre dhe tani po shpërblehet!
#3 – Duket si sipërfaqësore
Kim ka tendencën të duket si sipërfaqësore apo të shtiret “si budallaqe”. Njerëzi e Peshores priren të jenë materialistë tepër të shqetësuar për paraqitjen. Në një episod të “Keeping Up With The Kardashian”, ajo i thotë Kourtney-t se frika e saj më e madhe janë strijat.
#4 – Është e komunikueshme
Kim di të flasë dhe di se si t’i bëjë të tjerët të ndihen rehat kur flasin me të. Kjo sipas miqve dhe babait të saj të ndjerë. Peshoret janë shenja të zgjuara dhe që iu pëlqen të bisedojnë. Ata duan edhe diskutimet sfiduese dhe të studiuarit.
#5 – I pëlqen procesi i vendosjes së makeup-it
Peshoreve u pëlqen të ndihen të bukura, luksoze dhe të përkedhelura, si dhe të eksperimentojnë me pamjen e tyre. Cila është forma më e sigurtë se makeup-i për ta bërë këtë?