Atdheu “tallet” me veprimet e Antonelës sonte, ja çfarë ka shkruar në rrjetet sociale

Mbrëmjen e sotme Antonela u shpreh se kishte vendosur që të hiqte dorë nga Mevlani, pasi kishte parë afrimitetin e tij me Ledjanën.

Madje ajo u shpreh se po e lë të lirë sepse e do, dhe dëshiron që ta shohë të lumtur.

Mirëpo, nuk ka munguar as reagimi i Atdheut, konkurrenti nga Kosova i cili u largua pas akuzave që Antonela i bëri në emision duke i thënë se e kishte puthur me zor, shkruan meganews.al. Madje ai iu kundërpërgjigj emisionit duke thënë se ishte larguar vetë.

Përmes një postimi në Instagram mbrëmjen e sotme, Atdheu ironizon Antonelën me veprimet e saj.

Në postimin e tij, ai shkruan:

1. Une marr gjithmone ate qe du
2. Puth ate qe “nuk don”
3. Ate qe e du, po e lej vetem se e du t’lumtur

Këtë postim ai e shoqëron edhe me disa emoji duke qeshur.

Antonela ka deklaruar në emision se gjithmonë e merr atë që e do dhe për Atdheun tha se e puthi ai.

Pika e tretë ka të bëjë pikërisht me deklaratën e saj sonte, kur tha se e lë të lirë Mevlanin, pasi e do dhe do ta shohë të lumtur./korrieri.al

Author: horoscope