Do t’i vini flakën kësaj jave, ja ç’kanë parashikuar yjet për datat 21-27 qershor

Dashi

Nuk do të lejoni që të tjerët t’ju mënjanojnë. Do të doni me çdo kusht t’ju dalë juaja. Bëni kujdes, sepse kjo do t’ju sjellë telashe dhe puna mund të arrijë deri në zënkë. Një histori e kaluar mund të dalë sërish në pah, por kujdes sepse mund të hapen plagë të vjetra. Në familje mos u tregoni egoistë, por jini më pjesëmarrës. Motoja së cilës duhet t’i qëndroni besnikë është “një për të gjithë, të gjithë për një”. Yjet ju këshillojnë  që të mos bini në pesimizëm, por të mbani qëndrim pozitiv.

Demi

Pritet që kjo të jetë një javë e tensionuar dhe tek-tuk edhe me ndonjë shqetësim fizik. Ndiheni të lodhur dhe nuk dini nga t’ia nisni më parë. Duket se i keni hyrë një rruge pa krye, prandaj do të ishte më mirë të ndryshoni drejtim. Gjithçka është kalimtare në këtë jetë. Ndryshimi i ambientit do t’ju bëjë mirë që të ndiheni të motivuar dhe të gjallëruar. Yjet favorizojnë çiftet që kanë marrëdhënie serioze. Nëse keni probleme, mundohuni t’i shmangni ato.

Binjakët

Jeni të gatshëm të lini pas gjithçka dhe të ktheni faqe, pasi e kuptoni dhe vetë që për disa gjëra nuk mundeni më. Mërkuri në shenjën tuaj favorizon komunikimin dhe dëshirën për të mësuar gjëra të reja dhe për të eksperimentuar. Kushtojini vëmendje të veçantë fizikut dhe mënyrës së ushqyerjes. Aty nga fundi i verës diçka do të ndryshojë, prandaj tregohuni më të kuptueshëm me partnerin dhe familjarët.

Gaforrja 

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për ju, gjatë së cilës jeni vënë në provë. Java do të fillojë bukur me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj. Gjithçka do të zgjidhet për mirë dhe më në fund do të merrni frymë të lehtësuar. Me planetët që ju favorizojnë, do të mund të bëni hapa të mëdhenj përpara. Do ta kaloni kohën me argëtime dhe do të përjetoni emocione të bukura. Pritet që të keni takime dashurie. Dikush do të arrijë t’ju vjedhë një buzëqeshje…

Luani

Falë Marsit në shenjën tuaj, do të ndiheni më të guximshëm, më energjikë dhe të vullnetshëm. Asgjë nuk do t’ju ndalë. Do të keni dorë të lirë në fushën e krijimtarisë dhe në gjithçka që do të bëni do të lini shenjë. Kur vjen puna te dashuria, yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes, sidomos ata që kanë një lidhje prej 10 apo 15 vjetësh. Edhe pse hera herës mund të ndiheni të pështjelluar, mundohuni që të mos e humbni kthjelltësinë.

Virgjëresha

Pritet që gjatë kësaj jave të ndodhin ndryshime në jetën tuaj. Ndokush do të ndihet i lodhur fizikisht dhe mendërisht, por kjo nuk do të prekë ata që kanë për të dhënë një provim apo që do të kalojnë një provë të vështirë. Gjërat që keni bërë më parë mund të mos ju pëlqejnë më. Edhe në dashuri do të bëni një hap pas. Mos e humbni toruan, pasi ndonjëherë duhet prekur fundi, në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Shmangini shpenzimet e kota.

Peshorja 

Më në fund do t’i hidhni pas krahëve zënkat dhe zhgënjimet. Do të arrini të bëni përpara, duke harruar gjithçka që ju ka mërzitur. Ndonjëherë ndiheni të detyruar të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë, sepse nuk doni që t’u shkaktoni pakënaqësi familjarëve, kolegëve apo partnerit. Mendoni më shumë për veten dhe bëni përpjekje që të ndryshoni rrjedhën e fatit tuaj. Mbase duhet të ndryshoni diçka edhe në marrëdhënien tuaj, kjo vlen sidomos për çiftet që kanë fëmijë.

Akrepi

Keni brenda vetes një forcë të madhe për t’u ngritur, edhe pse ndonjëherë ju duket sikur po fundoseni. Dështimet e kaluara ju kanë mësuar që të jeni më të fortë dhe të mos u besoni shumë njerëzve. Në horizont do të shfaqen bulëzat e para të një dashurie të re. Në aspektin social është e rëndësishme që të vendosni kontakte me njerëz të rinj. Kush ka një ëndërr në sirtar duhet të gjejë motivimin e duhur për ta bërë realitet.

Shigjetari

Kjo do të jetë një javë vendimtare për shenjën tuaj. Yjet parashikojnë ndryshime për sa u përket projekteve që do të ndërmerrni deri në fund të verës. Në aspektin financiar do të hasni disa vështirësi, por falë vullnetit tuaj gjithçka do të zgjidhet. Kini besim te vetja dhe prisni derisa të kalojë koha e stuhishme. Mos u mbingarkoni me punë, forconi marrëdhëniet e rëndësishme dhe vendosini vetes objektiva të reja. Kujdes edhe shëndetin.

Bricjapi 

Në rininë tuaj keni kaluar vështirësi dhe pengesa që ju kanë bërë më të fortë. Gjatë ditëve në vazhdim do t’ju duhet të tregoheni të vendosur, në mënyrë që t’u bëni ballë problemeve. Mos lejoni që problemet jashtë shtëpisë të ndërhyjnë në përditshmërinë tuaj. Edhe në familje duhen vendosur rregulla. Bashkëjetesa e mirë bazohet në respektin reciprok. Kujdes shëndetin, pasi mund të keni marramendje dhe të ndiheni të pafuqishëm.

Ujori

Një person që ka qenë pjesë e jetës suaj në të kaluarën, mbase një ish i dashur, do të kërkojë që të rivendosë kontaktet me ju. Nëse një histori ka mbaruar, me siguri ka ndodhur për një arsye dhe me gjasë gjërat mund të përsëriten. Yjet ju këshillojnë që të mos përsërisni gabimet e së kaluarës. Mendoni më mirë për atë që ju rezervon e ardhmja. Duhet edhe që të jeni më të pranishëm në shtëpi, pasi një i afërmi juaj mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Natën mundoheni ta bëni gjumin të qetë, kurse ditën tregohuni më vigjilentë.

Peshqit 

Yjet ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm deri në fund të qershorit, sidomos nëse bëhet fjalë për të marrë vendime të rëndësishme apo për të bërë investime të mëdha. Nëse është kjo e dyta, shtyjini më mirë vendimet për në korrik. Do të keni megjithatë surpriza dhe pengesa të paparashikuara. Do të përjetoni një dashuri të madhe, por kujdes nga zhgënjimet. Çiftet që janë bashkë prej kohësh, do të ndihen më pasionantë se kurrë. Jeni njerëz të ndjeshëm dhe tërheqës, mos ndryshoni për t’iu përshtatur të tjerëve.

Author: horoscope