Horoskopi për datën 14 korrik nga Russell Grant

Dashi

Përfitoni nga fryma e bashkëpunimit përreth jush. Bashkohuni me familjen dhe miqtë dhe filloni të bëni marrëveshje për të ardhmen afatgjatë. Vendosja e qëllimeve do t’ju japë një arsye për të punuar siç duhet. Bëni durim. Do të arrini ngadalë aty ku doni dhe kur të arrini, do t`ju duket si një arritje e madhe.

Demi

Të heqësh dorë nga përgjegjësitë nuk është diçka që mund ta bësh ndonjëherë. Ndërgjegjja juaj thjesht nuk ju lejon. Mund të jetë një surprizë e keqe kur një koleg t`jua kalojë juve gjithë përgjegjësitë. Kishe pritur që të ishte më i zellshëm.

Binjakët

Mos pretendoni se nuk e keni vërejtur ose se nuk ju intereson që tensioni është rritur midis jush dhe një shoku ose kolegu. Ju nuk jeni në humor për skena emocionale, por një keqkuptim duhet të zgjidhet. Dilni në rrënjë të problemit, sepse nuk do të zhduket vetvetiu.

Gaforrja

Zgjerimi i rrethit tuaj shoqëror është pikërisht ajo që ju nevojitet tani. Kjo është arsyeja pse nëse ju ofrohet një shans për t’u bashkuar me një sipërmarrje grupi, kapeni mundësinë. Edhe nëse nuk i njihni njerëzit e përfshirë në këtë projekt, intuita juaj do t’ju tregojë se mund t’u besohet. Shumë shpejt do të bëni miq të rinj.

Luani

Mund të jetë e nevojshme ta kufizoni veten në një buxhet të rreptë nëse shpresoni të menaxhoni një numër faturash të mëdha që keni për të paguar. Huamarrja mund të duket si mënyra më e lehtë, por kjo nuk është zgjidhja.

Virgjëresha

Marrja e disa përgjegjësive të reja mund t`ju jetë dukur si interesante dhe e përballueshme në një kohë tjetër. Tani po fillon të pyesësh veten nëse ke marrë përsipër më shumë nga sa duhet. Para se të ndryshoni mendim, pyesni veten nëse ende po shijoni sfidat që ju sjellin këto detyra. Nëse përgjigjja është po, atëherë e keni përgjigjen tuaj.

Peshorja

Jeni të pasigurt për atë që një koleg i vjetër po nënkupton në një bisedë ose në një mesazh në telefon. Ndonjëherë imagjinata juaj e tepron. Ndaloni së gjeturi mesazhe edhe aty ku nuk ka. Përmbahuni gjithashtu nga bërja e shumë pyetjeve.

Akrepi

Kjo duhet të jetë një kohë e dobishme dhe produktive nëse bëni biznes. Ju po bëni shumë përpjekje për të arritur një qëllim dhe kjo do të hapë rrugën për sukses. Një ngjarje e veçantë do të zhvillohet së shpejti dhe idetë imagjinare të një shoku do të pranohen me entuziazëm.

Shigjetari

Puna dhe rutinat e tjera po shkojnë mirë por kjo nuk ju jep asnjë kënaqësi të vërtetë. Ju e dini që kjo do të mërzisë disa njerëz që janë të vendosur në mënyrat e tyre, por ju jeni gati të provoni për diçka ndryshe edhe pse kjo do të thotë riorganizimin e jetës tuaj.

Bricjapi

Do të ketë një fazë të re, mirëkuptimi mes teje. Nëse jeni beqar, po kërkoni një partner besnik dhe të dashur me të cilin të ndani jetën tuaj. Ky është shansi juaj të filloni një marrëdhënie serioze, por varet nga ju nëse e pranoni ose jo.

Ujori

Jeni të shqetësuar për një situatë rezultati i të cilës do të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Kini më shumë besim në veten tuaj. Mendimet negative mund të kenë lidhje me një episod të fundit shqetësues, por nuk ka gjasa që kjo të përsëritet ndonjëherë.

Peshqit

Përpjekjet në një grup kanë mbetur në vend numëro. Edhe ju vetë e keni të vështirë të përqendroheni. Miqtë do t’ju kontaktojnë ndërkohë që jeni të zënë diku tjetër dhe t`ju bëjnë kërkesa të bezdisshme. Do t`ju bezdisin sidomos nëse jeni duke punuar nga shtëpia.

Author: horoscope