Horoskopi i datës 15 korrik 2021

Dashi

Do jeni gjithë kohës të mbushur me entuziazëm dhe kreativitet. Idetë inovative do vlerësohen nga të gjithë. Ju të dashuruarit do jepeni pa rezerva për të përjetuar sa më shumë emocione. Merkuri do ua bëjë më të thjeshtë lidhjen për t’u jetuar, më harmonike dhe më romantike. Ju beqarët do e tregoni edhe më tepër sharmin tuaj dhe do merrni deklarata dashurie. Ka mundësi që edhe kolegët të mos iu rezistojnë dot sot. Në punë do jeni plot me ide të mira dhe jo vetëm që do arrini ku doni, por do ndihmoni edhe kolegët të zgjidhin disa probleme. Yjet do iu ndihmojnë ta menaxhoni më me kujdes buxhetin. Do jetë një dite me shumë fat dhe sukses.

Demi

Bëhuni të duruar gjatë kësaj dite dhe do merrni atë qe doni. Po u nxituat do gaboni dhe do prishni më shumë punë. Nëse keni një lidhje, Venusi do e nxitë partnerin tuaj t’iu kënaqë më tepër në çdo aspekt. Edhe ju do tregoni më tepër mirëkuptim dhe ngrohtësi sesa zakonisht. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën sa më shumë të mundeni. Ju beqarët meshkuj do keni më tepër fat të gjeni personin e duhur. Në punë do jeni më të zotët për të dalë edhe nga disa situata të vështira ku ishit futur dhe do ndiheni më të qetë në mbrëmje. Në planin material do jeni më të qetë dhe do filloni të tregoheni më të kujdesshëm. Buxheti do të stabilizohet menjëherë.

Binjakët

Sot do iu jepet mundësia të realizoni edhe ambiciet tuaja të fshehura. Do jepni më të mirën nga vetja për të arritur çdo gjë. Me mbështetjen e yjeve ju të dashuruarit do mund të përjetoni kënaqësitë që keni dëshiruar. Do ndiheni mjaft mirë që jeni në një lidhje dhe do e shfrytëzoni deri në minutën e fundit këtë ditë. Ju beqarët do jeni më socialë se më parë dhe do jeni të hapur ndaj çdo lloj takimi. Në punë duhet here pas here të lëshoni pe dhe të dëgjoni këshillat e të tjerëve që të arrini atje ku duhet. Impulsiviteti në planin financiar do jetë këshilltari i keq dhe do iu sjellë probleme. Tregohuni pak më të matur.

Gaforrja

Do i përkushtoheni shumë familjes gjatë kësaj dite dhe do bëni më të mirën që pjesëtarët e dashur të ndihen të qetë. Nëse keni një lidhje edhe pse kohët e fundit keni pasur mendime shumë të kundërta me partnerin dhe debatet nuk kanë munguar, sot do mundoheni të flisni me njëri- tjetrin. Do i sqaroni pak nga pak gjërat. Ju beqarët do kërkoni të përfitoni më shumë nga liria dhe nuk do pëlqeni të bëni ndryshime në jetën tuaj. Nëse keni disa kohë që jeni pa punë sot përgatituni të merrni një propozim që mund t’ua ndryshojë për mirë rrjedhën e jetës. Ditë mjaft e favorshme për financat. Ju do mund të bëni edhe investime goxha interesante.

Luani

Plutoni do ju nxitë t’i analizoni më me kujdes gjërat gjatë kësaj dite dhe mund te sqaroni edhe gjëra të lëna pezull. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që një rival në dashuri të provokojë tension dhe probleme. Bëhuni të fortë, flisni me partnerin dhe mos lejoni që të jashtmit t’iu prishin punë. Ju beqarët nuk do jeni në kërkim të shpirtit binjak, por ka shumë mundësi që ai të jetë në kërkimin tuaj. Marsi dhe Saturni do ju bëjnë akoma më të vendosur e më të duruar për të realizuar sa më mirë çdo gjë në punë. Do keni edhe më shumë sukses nga sa keni menduar. Në planin financiar do jeni më të kujdesshëm me gjithçka dhe nuk do bëni aspak gabime.

Virgjëresha

Do e lini veten më të lirë gjatë kësaj dite dhe do argëtoheni pamasë. Nuk do mungojnë as surprizat. Për ju të dashuruarit dita do jetë mjaft e animuar dhe me ngjyra. Në mbrëmje ambienti do jetë edhe më romantik dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Ju beqarët do bëni për vete edhe personat më indiferente. Do keni një aftësi shumë të madhe për të tërhequr cilindo që iu pëlqen. Në punë çdo gjë do jetë çështje organizimi. Po ja dolët ta bëni këtë gjithçka ka për t’iu ecur shumë herë më mirë se më parë. Do keni disa probleme me financat dhe për më tepër do iu duhet të paguani faturat e muajit. Kërkoni ndihmën e të afërmve.

Peshorja

Sot do jeni të ctendosur dhe do doni të përfitoni sa më shumë nga kjo ditë. Nuk pritet t’iu ndodhë asgjë e keqe. Venusi, planeti i dashurisë do e mbrojë jetën tuaj në çift. Përveç kësaj ai do iu nxitë të keni edhe më tepër përkujdesje dhe sensualitet. Mos u tregoni në asnjë moment indiferent ndaj partnerit sepse do të mërzitet mjaft. Ju beqarët do goditeni nga shigjeta e Kupidit, por nuk duhet të nxitoheni për asgjë që të mos pengohen. Në punë do jeni më të gatshëm për te diskutuar me kolegët dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët. Tashmë e keni kuptuar se të vetëm nuk arrini dot asgjë. Ekuilibri financiar do të sigurohet nga Plutoni. Nuk do ketë asnjë rrezik sot.

Akrepi

Mundohuni të mos krijoni shumë iluzione gjatë kësaj dite sepse do lëndoheni dhe do vuani gjatë. Për jetën tuaj në çift nuk do ketë asnjë rrezik. Do flisni gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishë atmosferën e ngrohtë që është krijuar. Ju beqarët, me anë të thjeshtësisë tuaj, do bëni për vete ata që pëlqeni. Do krijoni një lidhje shumë të bukur. Në punë ka ardhur koha të bëni disa zgjedhje sepse po i shtytë gjërat akoma situata sa do vijë e do rëndohet më tepër. Për financat mos hezitoni të kërkoni ndihmë tek miqtë nëse do keni nevojë. Bëni edhe një riorganizim më të mirë të buxhetit.

Shigjetari

Të gjitha përpjekjet dhe sakrificat që do bëni sot nuk do ikin kot. Edhe nëse nuk do arrini rezultatet e shumëpritura do mbillni faret e duhura për nesër. Nën influencën e Jupiterit, planetit që sjell fat, do keni mundësi të bëni një jetë në cift më të qetë. Do gjeni bashkëpunimin dhe dëshira për të jetuar së bashku do të shtohet. Ju beqarët nuk do jeni në kërkim të dashurisë, por do keni surpriza të këndshme. Lëreni veten të lire dhe mos u sforconi për asgjë. Plutoni do favorizojë ndryshimet në punë. Mund të futeni edhe në një kompani më serioze. Planetët do iu këshillojnë dhe do iu drejtojnë në rrugën e duhur në planin financiar.

Bricjapi

Nëse nuk doni të keni tronditje të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite më mirë tregohuni të maturuar dhe bëni kujdes me sjelljen. Ju të dashuruarit do kërkoni më tepër qetësi në jetën tuaj dhe do e gjeni atë. Nëse pak ditë më parë keni mundur të rregulloni problemet do e keni më të thjeshtë ta konsolidoni lidhjen. Ju beqarët do keni një takim me dikë inteligjent që nuk mendonit ndonjëherë se do iu dilte para. Mos e lini t’iu ikë nga duart sepse nuk do e gjeni më. Në punë duket se çdo gjë do ecë në drejtimin që ju dëshironi. Projektet e shumë ëndërruara më në fund do realizohen. Sot do keni rritje të papritura të financave. Ruani gjithë kohës buzëqeshjen dhe kufizoni shpenzimet.

Ujori

Do ju kujtohen disa gjëra të vjetra sot dhe inati do ju kthehet si dikur. Nuk do ndiheni aspak të qetë dhe nuk do avanconi dot. Ju që jeni në një lidhje ka mundësi të keni konflikte për shkak të ngatërresës së dashurisë me interesat financiare. Edhe komunikimi me njëri-tjetrin do jetë i vështirë. Bëni shumë kujdes. Ju beqarët do e kuptoni shumë mirë se nuk është koha e duhur për të dashuruar. Edhe ashtu si janë ata ndihen rehat. Në punë do jeni shumë të ngarkuar po nuk do arrini dot të vendosni rregull. Priten goxha probleme gjatë kësaj dite. Për fat të mirë në planin financiar pritet sukses me shumicë. Shlyeni borxhet dhe më pas mendoni për të tjerat.

Peshqit

Gjatë ditës së sotme keni për të pasur surpriza të shumta dhe të jashtëzakonshme. Bëhuni gati sepse zemra do ju rrahë fort. Jupiteri do iu ndihmojë ju çifteve të krijoni një klimë harmonike dhe plot bashkëpunim. Venusi nga ana tjetër do iu bëjë ju beqarëve të hezitoni të hidhni hapa për të filluar një lidhje. Duhet të qartësoheni njëherë me veten tuaj dhe më pas të vazhdoni më tutje. Në punë, nëse keni kohë që prisni një lajm, sot do e merrni dhe një tjetër etapë do fillojë për ju. Me menaxhimin e financave do tregoni më shumë maturi. Yjet do iu bëjnë më realistë dhe do reflektoni para se të kryeni një shpenzim. /dritare.net

Author: horoscope