Horoskopi për datën 26 Korrik nga Russell Grant

Dashi

Të jesh shefi do kesh më shumë dëm sesa dobi. Jepini këshilla atyre që keni pranë, vetëm kur jua kërkojnë. Po nëse askush nuk jua kërkon, më mirë mos flisni. Ballafaqimi me grupin do të bëhet shumë më i këndshëm. Një ndjenjë e krenarisë familjare do të të nxisë që t’i japësh një të riu stërvitjen më të mirë të mundshme. Jini të ndjeshëm ndaj nevojave dhe ndjenjave të tij.

Demi

Jeta familjare është frustuese. Tentativa për të detyruar të afërmit që të sillen sipas dëshirës tuaj është diçka e kot. Është më mirë të tregoni besim në gjykimin e njerëzve. Kur bëjnë gjërat që ju pëlqejnë, lëvdojini ata. Rrini në heshtje kur nuk pajtoheni me metodat e tyre. Ju jeni konsideruar si autoritet në një temë të caktuar. Si rezultat, do t’ju ofrohet një pozicion i mirë si profesor. Statusi nuk mjafton, kërkoni edhe një rrogë të mirë. Do të merrni gjithçka që dëshironi.

Binjakët

Kujdes nga një tendencë për të argumentuar mbi çdo pikë të vogël. Të jeni në gjendje të dilni nga mosmarrëveshjet e vogla do t`ju hapë rrugën për marrëdhënie konstruktive. Njerëzit bëhen më bujarë kur nuk kanë frikë nga censura në çdo hap. Jeni të gatshëm të pranoni disa përgjegjësi serioze në këmbim të një pagese të mirë. Do të mblidhni para dhe t`i përdorni për të ndërtuar diçka me vlerë të qëndrueshme.

Gaforrja

Fiksimi pas parave ju bën të humbni gjërat më të rëndësishme në jetë. Në vend që të përqendroheni në atë që ju mungon, kthejeni vëmendjen tuaj tek marrëdhëniet e dashura, mjedisi i rehatshëm dhe argëtimi. Mund të jeni i lumtur edhe pa pasur miliona në bankë. Kur të tjerët të kenë probleme, ndjenja juaj e humorit do ta mbajë atmosferën plot optimizëm.

Luani

Egoizmi, agresiviteti dhe zemërimi do t`ju sjellin telashe. Kur humbni durimin, merruni me gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Kur lëvizni, ndjeni më pak mërzi. Kujdes kur t`ju ngarkohet një punë. Bëjeni mirë, përndryshe do t`ju krijojnë probleme e s`po t`ju ngarkojnë më përgjegjësi të tilla. Kërkoni ndihmën e një virgjëreshe të dhënë pas detajeve. Këshilla e tyre do të jetë e paçmueshme.

Virgjëresha

Do keni disa mosmarrëveshje në një grup. Jini më shumë burim force, sesa detyrues. Pjesa tjetër e ekipit do të vlerësojë njohuritë tuaja të gjera dhe intuitën. Kur nuk merrni komplimenta për kontributin tuaj, bëheni nervoz. Mos kini frikë të diskutoni arritjet në një mjedis publik. Dikush që vlerëson arritjet tuaja do t’ju ofrojë një punë të shkëlqyer.

Peshorja

Në vend që të rrëzoni rendin aktual, përpiquni ta reformoni atë. Duke ndryshuar disa rregulla të vjetëruara, do përfitojnë shumë njerëz. Nuk ju pëlqen të diskutoni për jetën tuaj personale. Rivalët e kanë të vështirë që t’ju dëmtojnë. Ata nuk e dinë se çfarë është më e rëndësishme për ju. Kjo është një gjë e mirë.

Akrepi

Përdorimi i njerëzve për përfitime personale do të dëmtojë reputacionin tuaj. Kjo nuk mund të duket e rëndësishme tani, por së shpejti do të keni nevojë për ndihmën e të tjerëve. Kur të ndodhë kjo, do të doni që të gjithë të mendojnë mirë për ju. Bazojini miqësitë tuaja në dashuri dhe respekt. Mos filloni punën me një projekt derisa të firmosni në letër. Para nënshkrimit të kësaj kontrate, bëni një rishikim profesional, ligjor. Do të nxjerrin disa klauzola kundër jush. Duhet të mbroni interesat tuaja.

Shigjetari

Mungesa e diplomacisë po dëmton efektivitetin tuaj. Askush nuk do t’ju ndihmojë nëse jeni gjithmonë fyes dhe të drejtpërdrejt. Bëni kritika, por pa emocione. Kjo do ta bëjë më të lehtë pranimin e të tjerëve dhe do jeni konstruktiv. Fitimi i të ardhurave të rregullta ju lejon të bëni ca aventura. Njerëzit do habiten kur t`i tregoni ç`keni bërë.

Bricjapi

Mbajtja e një indiference ju lëndon më shumë juve se këdo tjetër. Jini të gatshëm të falni dikë që ju ka tradhtuar. Jeni shumë të disiplinuar. Në vend që të humbni kohë të vlefshme duke menduar për atë se çfarë duhet të bëni, veproni. Pastaj, hap pas hapi, e gjithçka ecën vetë natyrshëm. Prej suksesit, do t`ju ofrohet një mundësi e re interesante.

Ujori

Nuk është koha për ta kaluar nëpër ceremoni dhe festa. Ka shumë punë për t’u bërë. Duhet të jeni të përpiktë. Duhet të keni iniciativë nëse doni të uleni në punën tuaj të ëndërruar. Në vend që të prisni duke qëndruar në vend numëro, aplikoni. Këmbëngulja juaj do t`ju shpërblejë.

Peshqit

Mosmarrëveshjet me kolegët po dëmtojnë produktivitetin tuaj. Për të bashkëpunuar me efiçencë nuk keni përse të ndani të njëjtat mendime. Qëndroni larg temave të ndjeshme si feja dhe politika kur jeni në punë. Dita do të kalojë më shpejt nëse merreni me gjëra më të thjeshta dhe bëni biseda të tjera. Misteri ju tërheq. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni me një njeri të mahnitshëm. Mundohuni të mos e thyeni zemrën e tij.

Author: horoscope