MJAFT e paragjykuat, 5 stereotipet që janë 100% të gabuara për të lindurit në shenjën e Luanit

Luani është një nga shenjat më të keqkuptuara të zodiakut, falë stereotipeve të mëposhtme që në fakt janë tërësisht të gabuara.

Mund të duken arrogantë, kryeneçë dhe egoistë, por nëse do i njihnit vërtetë do të kuptonit që njerëzit e lindur nën shenjën e Luanit janë zemërgjerë, besnikë, të sinqertë. Tiparet e mëposhtme nuk duhet t’ia vishni një Luani sepse ai nuk është i tillë.

U duket vetja sikur janë qendra e botës

Jo, Luani nuk do të jetë në qendër të vëmendjes. Ata duan të jenë qendra e vëmendjes vetëm për të dashurit e zemrës, sepse në një dhomë me të panjohur, Luani më shumë do të dëshironte të ishte i padukshëm sesa në qendër të vëmendjes.

Mendojnë se janë më të mirë se të tjerët dhe si të tillë duhet të trajtohen

Respekti fitohet dhe nuk imponohet. Luani është i këtij mendimi, ndaj mos mendoni se ai pret të trajtohet si “mbret”. Ai arrin të fitojë respektin tuaj përmes veprave dhe sjelljeve të tij!

E bëjnë qimen tra

Thuhet se Luani pëlqen ta shndërrojë në dramë çdo ngjarje, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk duan të kenë gjithçka nën kontroll, por nëse e dinë se të tjerët nuk do e bëjnë punën si duhet, ata do tentojnë të marrin përsipër gjithçka. Luani nuk është i fiksuar pas përsosmërisë, por kur dinë ta bëjnë diçka, nuk duan ta lënë në dorë të tjerëve.

Egoistë

Luani është një shenjë e vendosur që nuk tërhiqet nga synimet që i vendos vetes, por kjo nuk e bën atë një shenjë egoiste. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë kanë prioritete, por nëse lista është e gjatë dhe ju nuk jeni në krye, mos e merrni personale.

Arrogantë

Është vetëbesimi i lartë i Luanit, ai që i bën njerëzit të mendojnë se ata janë arrogantë. Sjellja e tyre “frikëson” të tjerët , por nuk e bëjnë me qëllim.

Author: horoscope