Horoskopi ditor, e mërkurë 28 korrik 2021

Dashi

Një ditë e ndarë në mes uljeve dhe ngritjeve. Nga njëra anë keni Diellin dhe Hënën që ju shtyn drejt detyrës dhe shpesh ju ndesh me konfuzion dhe probleme. Nga ana tjetër, megjithatë, Merkuri ju ndihmon të jeni më diplomatik dhe kjo ju ndihmon të gjeni zgjidhjen e problemeve pa vështirësi. Mbani sytë hapur për çdo evolucion të ri rreth jush.

Demi
Dita fillon definitivisht me këmbën e djathtë për ju, falë ekipit të planetëve që janë për t’ju mbështetur. Marsi, Jupiteri, Plutoni dhe Hëna sëbashku janë aleatët e tu, kështu që vështirë se do ketë diçka që mund t’ju mërzisë sot. I favorizuar është edhe Eros, ku falë qetësisë tuaj do të ndjeheni edhe mjaft të sigurt në vetvete dhe gjithçka do të shkojë mirë në lidhje me partnerin.

Binjakët
Horoskopi i ditës përfshin momente konfuzioni për ju. Përsa i përket karrierës do të përballeni me disa dyshime që ju kanë mbajtur në pasiguri gjatë kësaj kohe. Edhe në dashuri do të hasni disa probleme, prandaj zgjidhja do të ishte të merrnit pak kohë për të menduar për atë që është zgjedhja e duhur për t’u bërë. Merkuri ju mbështet.

Gaforrja
Sot horoskopi paraqitet pak i rënduar për ju. Do ta keni të vështirë të kapni ritmin e të mërkurës, veçanërisht nuk do të jeni në gjendje as të pushoni ashtu si ju e mendonit. Merrni kohë për tu menduar, më pas gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Organizoni edhe ndonjë pushim!

Luani
E mërkura fillon menjëherë me angazhimet e punës. Marsi dhe Jupiteri do t’ju ngarkojnë me stres, ku midis shumë angazhimeve dita do të kalojë aq shpejt sa s’do mund të bëni dot gjëra të tjera. Kështu që shumë vendime që kishit marrë do të ngelen për vonë. Nisni me përparësi projektet që janë më të dobishme.

Virgjëresha

Horoskopi sot parashikon mjaft fat për ju, ndoshta aq sa do të jeni të gatshëm për të ofruar ndihmën tuaj edhe për ata që kanë nevojë. Hëna dhe Plutoni ju ndihmojnë për të organizuar ditën tuaj sa më mirë. Në mbrëmje do të ketë një surprizë të këndshme në dashuri, bukuria juaj nuk ka kaluar pa u vënë re.

Peshorja
Hëna në Bricjap do t’ju ndihmojë të reflektoni mbi zgjedhjet tuaja. Ju jeni në një situatë që po sjell vështirësi, duhet të analizoni sjelljet tuaja për të kuptuar se kush ishin gabimet e bëra. Dita do të jetë e mbushur me vështirësi, ku stresi dhe konfuzioni do të jenë mbretër të saj.

Akrepi
Yjet parashikojnë një ditë me fat, ku këtë të mërkurë do të merrni rezultate të mira në dashuri. Vendosmëria juaj ka tërhequr vëmendjen e dikujt që mund të shprehi interesin e tij. Vështirë t’i rezistojë bukurisë dhe karizmit tuaj. Por gjërat paraqiten pak më të komplikuara për ata që tashmë janë të angazhuar.

Shigjetari
Horoskopi sot do të ofrojë disa raste për hakmarrje, sidomos në dashuri. Së pari edhe pse duhet të keni më shumë besim në veten tuaj, ju qëndroni mënjanë dhe vetëm ëndërroni, por jo është koha që të përvishni mëngët për të arritur dëshirat e tuaja.

Bricjapi
Hëna në shenjën tuaj ju mbulon me ndjenjën e një vitaliteti të madh, ku si shpërblim mund të merrni rezultate të mira në të gjitha fushat. Në punë do të jeni në gjendje të zgjidhni më shumë se një problem. Ndërsa në dashuri do të hasni disa probleme me partnerin, lidhur me qëndrime që nuk përputhen me ju.

Ujori
E mërkura do të jetë një ditë e qetë, që do të kalojë në mënyrë paqësore. Rutina do ju ndihmojë të kaloni problemet me qetësi, sidomos tani që keni më shumë nevojë për t’i zgjidhur ato. Duhet të gjeni pak kohë për të kaluar disa momente romantike edhe me partnerin tuaj.

Peshqit
Sot horoskopi siguron një ditë të këndshme. Pas disa ditësh të vështira, duket se yjet kanë filluar t’ju buzëqeshin dhe mbi të gjitha në dashuri do të keni surpriza të këndshme. Puna rifilloi me shpejtësi të plotë, pavarësisht nga përpjekjet e tepruar, shpërblimet do vijnë dhe mundi nuk do shkojë dëm.

Author: horoscope