Dy shenjat më me fat për sot, e premte 30 korrik 2021

Demi

Sot do mungojë alegria në jetën tuaj dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Mund të kapeni me disa gjëra të vogla me ata që ju rrethojnë dhe do këmbëngulni se keni të drejtë.

Për ju të dashuruarit do ketë vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marrë sa më shtruar që të jetë e mundur. Ju beqarët do keni njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e mbrëmjes. Shume gjera kane për të ndryshuar shpejt për ju dhe zemra do ju ndihet edhe më mirë. Në punë sado vështirësi që të keni do i arrini objektivat. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t’i menaxhoni paratë.

Luani

Sot do jeni shumë të pasigurt dhe do hezitoni për çdo gjë. Në mbrëmje nervozizmi do rritet edhe më tepër. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme nuk do dini çfarë vendimesh të merrni dhe çfarë rruge të zgjidhni.

Kjo ndodh për shkak të pasigurisë dhe debateve që keni pasur së fundmi. Ju beqarët do doni të joshni, por nga ana tjetër kur t’iu afrohet dikush nuk do keni guxim t’ia shprehni ndjenjat apo të bëni ndonjë gjest. Në punë, mjedisi yjor, ka për të sjellë shumë tronditje dhe vështirësi. Kolegët do i keni kundër dhe ata do nxitin shefat t’iu kritikojnë. Për të riorganizuar buxhetin duhet të prisni edhe pak ditë.

Author: horoscope