Horoskopi për datën 7 gusht nga Russell Grant

Dashi

Po përpiqeni të jeni të sinqertë duke dhënë mendimin tuaj, por kjo mund të shkaktojë lëndime dhe keqkuptime. Ndonjëherë është mirë t`i mbani disa mendime për veten tuaj. Nëse nuk doni të lëndoni ndjenjat e dikujt, mendoni para se të flisni.

Demi

Jeni lodhur nga grindjet. Një mik që është i arsyeshëm dhe i qetë po ju kundërshton, ndërkohë që prisnit të ishte më bashkëpunues. Nuk ka rëndësi se çfarë thoni, ky njeri do vazhdojë t`ju kundërshtojë. Nuk mund të shpëtoni nga tensioni që është krijuar. Shtëpia është e vetmi vend ku mund të pushoni.

Binjakët

Një grup miqsh po mblidhen për të organizuar një fundjavë argëtuese larg. Bëjuni me dije se do të bashkoheni me ta. Ju dëshironi të dini se çfarë po mendon një partner, por ata kanë nevojë për më shumë kohë për të vendosur. Kur sugjeroni diçka të përbashkët prisni pak para se të kërkoni reagime.

Gaforrja

Vendosja e rregullave të reja në mjedisin e punës mund të jetë e nevojshme. Nëse jeni përgjegjës, do të jetë puna juaj të siguroheni që këto të ndiqen. Ju mund të shihni se ku ka pasur një sërë mundësish të humbura në të kaluarën. Qëndrimi juaj i arsyeshëm ndaj parave do t’ju shërbejë për mirë. Familja do të respektojë pikëpamjet, vëzhgimet dhe sugjerimet tuaja.

Luani

Dikush i afërt po tregohet pak i pakujdesshëm dhe do të përpiqet të fshehë gabimin e tij. Kjo do të shkaktojë probleme në të ardhmen. Një telefonatë ose një email do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë fort. Nëse jeni beqar, dikush po përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj.

Virgjëresha

Familjarët po bëjnë çmos që të shkoni mirë me njëri -tjetrin, por është e vështirë të injorosh sjelljen e dikujt kur ju shqetëson. Keni mendimin se ata po humbin para për blerje të kota. Diçka u duhet thënë dhe më mirë shpejt se vonë. Aktivitetet krijuese do t’ju ndihmojnë të relaksoheni.

Peshorja

Do t’ju vijë natyrshëm të bindni të tjerët që të arrijnë një kompromis. Ju mund të shihni të dy anët e një debati dhe kjo do t’ju ndihmojë ta shpjegoni atë në një mënyrë që i bën të tjerët ta kuptojnë më mirë. Dikush me autoritet do t’ju bëjë një ofertë interesante. Nëse e merrni parasysh këtë, do të shtoni të ardhurat tuaja.

Akrepi

Çështjet e blerjes, marrjes me qira ose rimobilimit të shtëpisë tuaj do të jenë temat kryesore në çështjet familjare. Nëse nuk keni mjaftueshëm hapësirë, mund të shtoni një dhomë në shtëpinë tuaj si një mënyrë praktike për të zgjidhur problemet. Këshillat profesionale do t`ju ndihmojnë në përcaktimin nëse idetë tuaja janë të realizueshme dhe të përballueshme.

Shigjetari

Pasi e keni menduar mirë e dini se keni një zgjidhje mbi një situatë aktuale dhe ndiheni më të sigurt për një marrëdhënie të ngushtë. Jeni gati ta drejtoni vëmendjen tuaj diku tjetër pasi duhet të merrni parasysh përgjegjësitë tuaja.

Bricjapi

Sot duhet të bëni atë telefonatën që dikush po e pret. Mos e bëni këtë njeri të mendojë se po e injoroni. Sa i përket miqve dhe të afërmve, mbajtja e kontakteve të rregullta është gjithçka që ju nevojitet për t`i pasur marrëdhëniet tuaja pa probleme.

a
Ujori

Gjithmonë i keni ndihmuar të tjerët, kështu që mos u habitni kur dikush t`ju ofrojë një nder. Përfitimet do të vijnë nga fryma bujare e miqve dhe kolegëve të ngushtë. Kjo do të rrisë ndjenjën tuaj të mirëqenies dhe tani për tani jeni të sigurt se gjithçka është në rregull me botën tuaj.

Peshqit

Mos u habitni nëse ndjeni nevojën për ndryshim të ambientit. Nëse kohët e fundit keni shfrytëzuar sa më shumë shansin për të dalë dhe për t’u marrë me veten, një i afërm do të ankohet. Ajo që ata nuk kuptojnë është se ju në të vërtetë keni nevojë për të qëndruar edhe vetëm.

Author: horoscope