Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 16-22 gusht

DASHI:

Keni shumë punë për të bërë, por doni vetëm të pushoni. Pikërisht në këtë gjendje do të jenë shumë prej jush, sidomos ata që janë përballur me probleme të vazhdueshme. Punoni me veten dhe çojeni pesimizmin në djall. Kjo periudhë e nxehtë nuk ju bën aspak mirë, pasi motivimi është zero. Bëni kujdes edhe nga impulsiviteti që ju karakterizon dhe që zakonisht komprometon edhe marrëdhëniet tuaja më të qeta.

DEMI: Jeni përfshirë në një mal me punë, ndaj tani duhet të thoni “ndal”! Shmangni rutinën tuaj të përditshme dhe lejojini vetes dy-tri ditë të qeta pushimi diku larg. Gjysma e dytë e gushtit është ideale për ju, ndaj vetëm argëtohuni, pasi shumë punë të tjera ju presin në shtator. Një person i afërt me ju do t’ju mërzitë, por përpiquni ta kaloni si situatë dhe më pas të qeshni me të.

BINJAKËT: Emotivë, në ankth, nervozë… Kështu do të ndiheni këtë javë. Të hutuar dhe të papërqendruar. Shumë gjëra do të ndodhin këtë javë. Gjithçka do të ndryshojë në fund të javës dhe do të jeni më të qetë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos iu ndani perimeve, peshkut dhe frutave. Tensioni është pika juaj e dobët, ndaj mos u stërmundoni.

GAFORRJA: Për shkak të Saturnit që këtë javë do të jetë në shenjën tuaj, do të keni një mijë punë për të bërë dhe gjendja e nervozizmit nuk do t’ju ndahet. Do të bëni një gjumë të keq duke vrarë mendjen për gjithçka që po ju ndodh. Keni nevojë për pushime, që edhe morali të ngrihet. Disa ditë në mal ose në det nuk do të ishin keq. Një lajm që s’e prisnit do t’ju zërë në befasi.

LUANI: Duket se kjo javë do të jetë e mbushur me angazhime dhe do të merrni vendime të rëndësishme. Bëni durim dhe lërini nervat mënjanë. Jupiteri është këtë javë me ju dhe do të vendosë gjithçka në vendin e duhur. Do të takoni miq të vjetër e të rinj dhe duket se bisedat me ta do t’ju çlirojnë. Një udhëtim i shkurtër me shoqen/shokun e ngushtë është terapi më vete. Ditëlindja juaj këtë herë është e pazakontë.

VIRGJËRESHA: Kjo javë nuk do të ketë ndonjë ndodhi të madhe të gëzueshme. Do të gjendeni përballë një problemi, i cili duket se do t’ju bllokojë. Është e rëndësishme të mos humbni shpresat, pasi shumë shpejt do të hiqni një barrë të madhe nga shpatullat. Këto ditë janë të favorshme për takimet e reja dhe për mbrëmjet magjike të verës. Një vizitë e papritur për ju ose do të takoni dikë që s’e keni parë prej kohësh.

PESHORJA: Jeni në një fazë kalimtare dhe nuk jeni në gjendje të veproni lirisht, por asgjë nuk varet nga ju. Saturni do të jetë armiku juaj këtë javë dhe duket se do të pengojë shumë gjëra, por Jupiteri nuk rri më kot. Do të bëni realitet disa ëndrra. Dritë jeshile për të gjithë të dashuruarit dhe ata që janë duke bërë pushimet. Gjysma e dytë e muaji do të jetë shumë e pazakontë.

AKREPI: Nëse doni apo duhet të hiqni dorë nga pushimet, të paktën lejojini vetes disa ditë në shtëpi duke mos bërë asgjë. Mos u besoni shumë miqve të rinj. Një debat verbal me një të afërm do t’ju shqetësojë. Në përgjithësi, java nuk do të jetë e keqe, por këto ulje-ngritje do t’ju bezdisin. Keni nevojë për diçka të re që t’ju stimulojë.

SHIGJETARI: Nuk do t’ju mungojnë shigjetat në harkun tuaj dhe do të dini t’i përdorni me maturi, pasi e dalloni mirë sinqeritetin nga mashtrimi. Nuk u besoni thashethemeve të vogla po nuk patët provat. Lërini të gjitha mënjanë dhe kushtojuni më shumë dashurisë dhe familjes. Këtë javë jeni fatlum edhe në ndonjë lotari apo lojë fati. Ata që sapo janë lidhur i këshillojmë të mos luftojnë më kot për dikë që e kanë idealizuar, por që nuk ia vlen.

BRICJAPI: Këtë javë nuk do ta keni të lehtë të pranoni këtë periudhë kaq të plogësht dhe me kaq pak energji. Mes uljeve dhe ngritjeve do të përpiqeni që fundjava të jetë më e mirë. Do të demoralizoheni disi edhe për çështje shëndetësore. Ju e jetoni jetën me filozofi dhe doni t’i shijoni këto ditë të nxehta vere, pikërisht kjo gjë ju dallon nga të tjerët. Do të organizoni diçka të bukur me miqtë tuaj.

UJORI: Ditë të zjarrta ju presin me këto yje, ditë të mbushura me të papritura. Në fushën e ndjenjave dukeni se keni gjetur rehatinë që kërkonit prej kohësh. Tanimë jeni gati të hidhni edhe një hap tjetër. Problemi i kësaj jave duket se do të jenë financat, të cilat kanë marrë të tatëpjetën. Bëni çmos të shtrëngoni xhepin dhe mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani.

PESHQIT: Gjërat po shkojnë më mirë për ju këtë periudhë, sidomos në një fushë së cilës i jeni përkushtuar me shumë dëshirë. Të dashuruarit janë shumë të lumtur këto ditë, madje edhe adoleshentët janë gati për aventura të reja. Ju këshillojmë të pini shumë ujë në këto ditë të nxehta, pasi edhe problemet e vogla shëndetësore nuk ju lënë të qetë. Zgjidhni pushime të freskëta gjysmën e dytë të muajit. Më mirë në mal!

Author: horoscope