Horoskopi për datën 21 gusht nga Russell Grant

Dashi:

Nuk ka kohë më të mirë sesa tani për të filluar një spastrim në shumë aspekte. Mos e nënvlerëso lidhjen e fortë që ka mendja me trupin. Kur je në shëndet të mirë fizik, edhe vendimet janë më të mira dhe më të frytshme. Nëse të ka mbetur peng diçka, bëje tani. Futu në kurs për lëndën që ke preferuar që në shkollë për të mësuar më shumë. Je kaq i fokusuar në punë sa nuk ke kohë të mendosh edhe për problemet personale. Në fund do të shpërblehesh. Nëse nuk je në një lidhje së shpejti do të njohësh një person shumë interesant. Mendoje si partnerin e ardhshëm.

Demi: Jeta në aspektin sentimental është e mbushur me shkëndija. Ndihesh si në ëndrra kur je pranë dikujt që e njeh mirë natyrën tënde sensuale. Kaloni mëngjeset bashkë në shtrat në vend që të zgjohesh si shpesh herë.. vetëm. Një mundësi shumë e mirë do të ofrohet, një bashkëpunim që do të sjellë përfitime të mëdha monetare. Mos hiq dorë nga idetë brilante që ke, por nga ana tjetër jo çdo ide është e realizueshme. Gjithsesi ia vlen të provosh.

Binjakët: Ke nevojë për pak pushim por ndryshe nga herët e tjera, mos udhëto por mbyllu pak në shtëpi. Shpik ndonjë recetë të shijshme, ndrysho ngjyrat në shtëpi dhe dëgjo muzikë. Ndonjëherë nuk ke nevojë të ikësh larg, por kënaqësinë e gjen edhe aty ku jeton çdo ditë. Nëse ke nevojë për këshilla kërko atë të një peshoreje. Do të dijë të të japë një mendim me shumë vlera.

Gaforrja: Nëse ke kritika për ti bërë dikujt, zgjidh mënyrën më të butë dhe jo atë agresive. Do jetë më e lehtë për ty nëse e mbyll një debat apo diskutim me mirëkuptim dhe pa e agravuar situatën. Do të të ofrohet një mundësi shumë e mirë pune, me një rrogë që do të mbulonte një pjesë të madhe të shpenzimeve mujore. Të pëlqen të kalosh kohë me familjen dhe të afërmit. Organizo një mbrëmje në oborrin e shtëpisë dhe gjithçka do shkojë perfekt.

Luani: Personaliteti yt argëtues tërheq vëmendjen dhe interes nga të tjerët ngado që shkosh. Nëse po kërkon dashurinë, do e gjesh shumë shpejt do jetë një aveturier në aspektin që ka dëshirë ashtu si ty, të shëtisni gjithë botën. Edhe pse do jeni ende në fazën e njohjes pasioni do bëjë që të nxitoni për në shtrat. Do shpenzosh në veshje por do ndidhesh e lumtur.

Virgjëresha: Ke armë të fortë karizmën, por duhet ta përdorësh më shumë për të marrë një favor, të fitosh zemrën e dikujt ose të sigurosh një marrëveshje të rëndësishme. Ndrysho pak edhe look-un dhe të tjerët do të komplimentojnë jashtë mase. Është koha për të festuar, një i afërm tepër i dashur për ty ka luftuar me sukses një sëmundje të rëndë. Bëji një dhuratë ose ftoje në një shëtitje në natyrë. Për një bisedë të këndshme.

Peshorja: Ke shumë besim tek rrethi shoqëror dhe ndihesh i vlerësuar në prani të tyre. Nëse po kërkon punë duhet të pranosh ndihmën e tyre. Duhet gjithmonë një dorë për të shtyrë drejt suksesit. Shumë nga njerëzit që të rrethojnë duan më të mirën për ty. Mos bëj zhuruesin kur diskutohen gjëra me rëndësi, harxhoni energji dhe nuk jepni një zgjidhje të mundshme. Gjej një moment qetësie, fik telefonin dhe medito për disa minuta. E ke të nevojshme.

Akrepi: E ardhmja duket e ndritshme dhe më një perspektivë romantike. Je me një person që ashtu si ty është tepër besnik dhe kërkon një lidhje afatgjatë. Mos u shqetëso dukr pyetur veten nëse ndjen për ty, fjalët që të thotë janë të vërteta. Do të vijë një mundësi shumë e mrië përtë fituar më shumë para, por kjo do të thotë se do të kesh më shumë lodhje fizike dhe mendore.

Shigjetari: Mos hezito të shkosh në një audicion, do të suprizohesh ga aftësitë që do ti veë në pah të tjerët gjatë një prezantimi dhe në fund do gëzosh pasi do marrësh lajmin e shumëpritur. Ke aftësi të mëdha në komunikim, edhe gjërat më komolekse arrin ti bësh më të thjeshta. Mos u frikëso nga armiku por qëndro kokëlartë. Fundja të dy jeni armiq që nuk lëndoni, por thjesht mbani inate.

Bricjapi: Ke aftësi për të bindur të tjerët. Përdori këto aftësi edhe tek skeptikët më të mëdhenj dhe më pas kërkoju ndihmë lidhur me një projekt me rëndësi, pa të cilët nuk mund ta finalizoni dot. Mundësia për të bërë biznes në një treg të pashfrytëzuar është emocionuese. Organizo takime me njerëz të rëndësishëm të zonës ku jeton në vend që të admirosh veten para pasqyrës.

Ujori: Do takosh një person special në një event të rëndësishëm. Është e vështirë ti rezistosh sharmit të tij/saj që duket gjithë kohën me buzëqeshje dhe njeri tepër pozitiv. Mund të jetë kandidat për një lidhje romantike, por edhe për të krijuar një linjë produktesh dhe shërbimesh. Të dy e dini mirë se çfarë kërkn publiku.

Peshqit: E ndjen të nevojshme praninë e një partneri, që të qëdrojë pranë e të përqafojë netët kur ndihesh në ankth. Por nëse do të gjesh vërtetë një partner të mirë dhe afatgjatë, duhet të shohësh në një librari, në evente kulturore apo në ambiente klasike. Mbaji sytë hapur, ruaj elegancën dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Do të ndjesh kiminë që ke kohë që e kërkon./ Horoskopi nga Russell Grant i përkthyer nga Tiranapost.al.

Author: horoscope