Java e fundit e tetorit do të sjellë trazira, parashikimi për 12 shenjat nga Paolo Fox

DASHI: 

Do të ndiheni këtë javë disi të pështjelluar. Diçka ju shqetëson, por yjet ju këshillojnë të mos e lëshoni veten. Mundohuni të ndryshoni rutinën që ju ka përfshirë ose jepini fund një marrëdhënieje që ju shqetëson prej kohësh.

Fundjava do të sjellë qetësi dhe argëtim, por mos rrini zgjuar deri në orët e vona. Mos e lini pas dore gjumin, edhe nëse me kalimin e viteve keni filluar të flini më pak. Tregoni kujdes për regjimin ushqimor, sidomos nëse jeni duke ndjekur një terapi apo jeni duke luftuar një betejë që doni ta fitoni.

DEMI: Do të keni këtë javë një gjendje të paqëndrueshme humori. Po kaloni një periudhë të pasigurt si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo shëndetësore dhe kjo ndikon në psikikën tuaj. Keni nevojë për ndihmë, por jeni shumë krenarë për të kontaktuar dikë. Bashkimi bën fuqinë, kurse krenaria e tepruar ju çon drejt dështimit. Nëse do të mendoni për veten, do të jeni më të gjindshëm edhe për ata që ju qëndrojnë pranë. Në fundjavë do të organizoni aktivitete argëtuese, për shembull të shkoni në kinema apo për të vallëzuar.

BINJAKËT: Kur ndiheni të qetë mendërisht, jeni mirë dhe fizikisht. Prandaj mbani një regjim rigoroz dhe bëni shëtitje në ajër të pastër. Kjo do të jetë një javë aktive, ashtu siç ju pëlqen ju. Shpesh përqendroheni në shumë gjëra njëherësh dhe e keni të vështirë t’i jepni zgjidhje diçkaje në veçanti. Por në fund ka rëndësi rezultati, prandaj mos u demoralizoni. Fundjava do të jetë emocionuese, sidomos për beqarët. Ata që janë në çift prej kohësh duhet të mësojnë të respektojnë hapësirat e njëri-tjetrit.

GAFORRJA: Një fjalë e urtë thotë: “Të parandalosh është më mirë se të kurosh.” Mbani një regjim të mirë dhe ruhuni nga i ftohti. Hëna aleate do t’ju ndihmojë në dashuri. Pranojeni ftesën e dikujt dhe tregohuni vetvetja. Keni për ta parë se gjithçka do të shkojë më së miri. Një person i së shkuarës do të dojë të kthehet sërish te ju, por mos bini në kurthin e tij. Mos harroni se ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Vazhdoni punën me një projekt tuajin dhe mos e shtyni për më tej, sepse kjo do t’ju penalizonte.

LUANI: Çiftet që kanë pasur probleme tani duhet të marrin një vendim përfundimtar për vijueshmërinë e lidhjes së tyre. Beqarët kanë admirues sekretë, por në këto kohë të vështira nuk mund t’i besosh kujtdo. Ndonjëherë stabilitetin e marrim për të mirëqenë, por kur nuk e kemi, me siguri që e dëshirojmë. Nëse keni nevojë për ndryshim, atëherë përfshihuni në aktivitete që më parë i keni refuzuar. Fundjava do të jetë e rëndësishme. Diçka pritet që të ndodhë.

VIRGJËRESHA: Pritet që kjo të jetë një javë emocionuese. Keni në mendje projekte të reja, por tregoni kujdes me paratë. Nuk dini më çfarë shpenzimesh të shkurtoni, por kursimi nuk është gjithmonë zgjidhja më e përshtatshme. Kërkoni rrugë alternative, si p.sh. një punë me kohë të pjesshme, ose ofroni këshillim apo mësime private, veçanërisht nëse jeni të fortë në fushën tuaj profesionale. Kush tregohet këmbëngulës fiton, prandaj mos u dorëzoni. Pengesat ju bëjnë më të fortë. Mos harroni se nuk jeni vetëm.

PESHORJA: Peshoret janë njerëz kokëfortë, por në të njëjtën kohë të pasigurt. Ata që kanë objektiva të përbashkëta duhet të mësojnë të bashkëpunojnë, përndryshe diçka mund të shkojë keq. Jini të përqendruar dhe do t’ia dilni mbanë. Në familje situata do të jetë e qetë. Organizoni diçka të veçantë në fundjavë së bashku me të dashurin e zemrës. Kushtojini vëmendje punës dhe shfrytëzojini sa më mirë aftësitë tuaja. Mos ua impononi të tjerëve idetë tuaja, sekush ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Një surprizë e bukur ju pret.

AKREPI: Dita me diell duket që në mëngjes. Humori juaj i mirë do të jetë ngjitës për njerëzit pranë jush. Do të vendosni kontakte të rëndësishme, mos anashkaloni asgjë. Mes radhëve të kolegëve apo shokëve është dikush që ju shqetëson. Mbani qëndrim dhe mos e toleroni. Do të arrini t’i kaloni krizat dhe t’i lini pas krahëve ngjarjet e së kaluarës. Ata që kanë dalë në pension duhet të marrin në dorë frenat e jetës së vet dhe ta bëjnë atë më argëtuese. Ashtu si suksesi dhe karriera, edhe dashuria nuk njeh moshë. Kujdes shëndetin dhe ruhuni nga i ftohti.

SHIGJETARI: Jeta në çift do të shkojë më së miri. Në familje shpesh ndiheni të keqkuptuar, por duket se ka një problem tjetër themelor. Ndoshta jeni në një fazë tranzicioni, ose ndoshta nuk i mendoni më gjërat si më parë. Mos u dilni kundër të tjerëve, përndryshe do të jeni ju vetë shkaktari i pakënaqësive tuaja. Ata që e pëlqejnë gatimin do të bëjnë eksperimente në kuzhinë. Në kohë të vështira zakonisht e lini të lirë imagjinatën dhe përpiqeni t’i mbijetoni “stuhisë”. Kujdes nga të papriturat dhe kujdesuni për shëndetin. Për sa i përket anës profesionale, dikush do të donte një rritje rroge dhe është gati të marrë përsipër detyra shtesë.

BRICJAPI: Do të jeni këtë javë në gjendje amullie dhe jo gjithçka do t’ju shkojë mbarë. Një projekt që e keni për zemër mund të mos shkojë mirë, duke ju lënë të zhgënjyer. Mos u shkurajoni përpara vështirësive, sepse vetëm duke luftuar vazhdimisht do të arrini suksesin dhe do të jeni të lumtur. Mos u fiksoni pas së kaluarës, por përqendrohuni në të tashmen. Nëse diçka nuk shkon në lidhjen tuaj, mundohuni ta gjallëroni atë, ose ktheni faqe. Kujdesuni për shëndetin dhe merruni me aktivitete që ju heqin stresin.

UJORI: Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për ju, veçanërisht në aspektin profesional. Mundi i shumë viteve më në fund do të shpërblehet. Ata që nuk kanë një projekt konkret, duhet të përpiqen të kuptojnë se çfarë duan vërtet nga jeta. Nuk është e nevojshme të imitoni të tjerët. Rutina juaj do të ndryshojë. Yjet ju këshillojnë të jeni kursimtarë dhe t’i menaxhoni paratë tuaja sa më mirë që mundeni. Ata që punojnë mezi presin të dalin në pension! Dikush do të duhet të kujdeset për një pjesëtar të familjes që mund të ndihet keq.

PESHQIT: Së shpejti do të merrni pjesë në një eveniment që e keni shumë për zemër. Dashuria do të jetë sërish një temë e rëndësishme për ju. Për beqarët parashikohen njohje të reja ose do t’i rikthehen një historie të shkuar, por kujdes të mos hidheni si peshku në ujë. Ndryshon puna kur bëhet fjalë për çiftet e konsoliduara, që do të rigjejnë pasionin dhe mirëkuptimin. Në aspektin ekonomik është e këshillueshme që të mos bëni shpenzime të tepruara. Mos bini pre e blerjeve “online”, por ricikloni gjërat që keni me bollëk.

Author: horoscope