Horoskopit i muajit nëntor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Nga PAOLO FOX

LUANI: Këtë periudhë nuk ju pëlqen asgjë dhe s’jeni dakord me askënd. Datat 4 dhe 5 do të jenë më të tensionuarat. Ju jeni nga ata që njerëz që keni qejf të përparoni, por kur hasni njerëz që nuk duan të bashkëpunojnë apo të ruajnë ritmin tuaj, ju priten krahët menjëherë. Vetëm një fjalë ju ndan për të ndarë nervozizmin nga bashkëpunimi.

Mbyllni çdo marrëdhënie apo probleme të lëna pezull që prej vitit të kaluar pasi s’keni më interes për to. Nëse keni një borxh, vetëm pas datës 22 mund të gjeni një zgjidhje për të. Krenaria juaj është e ditur tanimë, ja përse bëni kujdes në debate që përfshijnë familjen, pasi keni shpenzuar shumë muajt e fundit. Frytet e punës vijnë me vonesë.

Të gjitha marrëdhëniet që janë krijuar në tetor do të ecin mirë, ndër çiftet e lidhura prej kohësh do të ndihen nën presion. Do ta keni të vështirë të sintonizoheni me personat që ju pëlqejnë, sidomos në datat 10, 11 dhe 17. Kujdes me xhelozitë. Lidhje dhe miqësi të reja. Do të debatoni me partnerët për disa shpenzime të paparashikuara. 2021-i ka qenë një vit betejash për të lindurit e shenjës suaj. Pas dhjetorit, Jupiteri do t’ju mbështesë. Lëreni ndonjëherë mënjanë krenarinë, pasi ndonjëherë ju hapin probleme edhe me njerëzit që doni më shumë.

Që prej fillimit të këtij viti, nga pikëpamja ekonomike dhe profesionale, keni qenë të detyruar të bëni rolin e rregullatorit apo jeni kënaqur me pak. Edhe me kolegët apo eprorët keni debatuar për shkak të diplomacisë që shpesh ju mungon. Këto ditë do të shoqërohen nga luhatjet e humorit. Pas pasdites së datës 24, gjithçka do të ndryshojë për mirë.

VIRGJËRESHA: Yjet këtë muaj do të ndikojnë më së mirë, edhe pse tetori ka qenë disi i ngadaltë. Sfera profesionale do të ketë përfitimet e saj falë Venusit që do të vijë në shenjën tuaj pas datës 5. Nëse keni pasur çështje të lëna pezull apo marrëveshje ekonomike të pambyllura, tani është momenti të përvishni mëngët. Edhe Mërkuri do të kalojë në favorin tuaj dhe një telefonatë e papritur do të ndryshojë shumë gjëra. Mos u mërzitni nëse përballeni me një person ziliqar që kërkon t’ju pengojë. Për të zgjidhur një problem me rëndësi, datat më të favorshme janë 5 dhe 24. Edhe të ardhurat do të jenë më të mëdha. Ditët e lodhshme do të vijnë pas datës 22.

Në sferën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë, edhe pse gjithçka varet nga raportet që keni. Çiftet në krizë do ta marrin veten brenda disa javëve falë Venusit që i ndihmon. Dy javët e para do të jenë shumë intriguese për beqarët, pasi do të kenë shumë takime të reja. Mërkuri do të sjellë më shumë pasion, jo vetëm fizik, por edhe mendor. Shumë nga planetët do të jenë aktivë në shenjën tuaj. Raporti me një grua në familje mund të sjellë debate nëse nuk tregoni diplomacinë e duhur. Çiftet që duan të bëhem me fëmijë mund të marrin lajme të mira. Çifteve të lidhura prej kohësh ju këshilloj të krijoni një kontakt më intim dhe shpirtëror me personin e zemrës.

Nëntori do të sjellë më shumë forcë dhe gjallëri. Terapitë janë të favorizuara pas datës 18, sidomos takimet me specialistët. Rrini larg situatave stresuese dhe mos nënvlerësoni sinjalet që ju jep trupi kur jeni të lodhur, sidomos në datat 23 dhe 28. Perfeksionizmi ndonjëherë ju lodh, ndaj shikojeni gotën më mirë gjysmë plot.

Author: horoscope