Horoskopit i muajit nëntor: PESHORJA dhe AKREPI

Nga PAOLO FOX

PESHORJA: Nëntori nuk do të sjellë nisma të reja, por të paktën do t’ju lejojë të ruani gjithçka që keni konkretizuar tani. Probleme të lidhura me burokracitë do të zgjidhen shumë shpejt. Do të merrni disa të ardhura të papritura, me të cilat do të shlyeni detyrimet e tetorit. Jupiteri do të futet në shenjën tuaj, ndaj bisedimet për punë të reja janë të favorizuara.

Mes datave 19 dhe 26 do të merrni drejtimin e duhur profesional. Ndiqni instinktin në këtë periudhë. Vitin e kaluar u druheshit shumë ndryshimeve, ndërsa tani kërkoni me ngulm atë që meritoni. Profesionistët e pavarur nuk do të kenë edhe aq fat. Provoni gjërat të reja vetëm mes datave 22 dhe 30, gjatë të cilave Dielli dhe Mërkuri do të jenë aktivë. Një ndërmjetës do t’ju ndihmojë për të zgjidhur një problem që ka lidhje me drejtësinë.

Sfera sentimentale nuk do të jetë aq e gjallëruar sa muajin e kaluar, por ndoshta shkaku i kësaj është individualizmi juaj për shkak të ngarkesës së madhe të punës. Nuk ju mungon kurrë dëshira për të qenë protagonistë, ja përse jetën private ndonjëherë pa dashur e kaloni në plan të dytë. Mos flisni vetëm për problemet tuaja pa marrë parasysh ato të partnerit.

Ndoshta do të ndieni se partneri ju qëndron larg dhe do të doni të sqaroni shumë gjëra, por këto kërkesa mund të shndërrohen edhe në polemika, sidomos në datat 14 dhe 15. Mos bini pre e pesimizmit  dhe mos harroni se kjo është thjesht një periudhë që ju vë në provë. Lidhjet e krijuara në këtë periudhë s’do të jenë thjesht aventura të vogla. Nëntori do të zgjojë pasionin. Ndoshta do ta gjeni dashurinë në një qytet tjetër, në ndonjë rrjet social, në vende ku s’e prisni.

Gjatë kësaj periudhe bëni çmos që të ruani të njëjtën rezistencë fizike, bëni kontrolle për sytë dhe ushqehuni sa më shëndetshëm dhe thjeshtë. Venusi, planeti juaj do t’ju vendosë në provë në datat 15 dhe 21.

AKREPI: Marsi do të kalojë në shenjën tuaj gjatë nëntorit. Energjia do të jetë shumë e mirë, por disa gjëra do të vonohen për shkak të disonancës së Jupiterit dhe Saturnit, sa ju duket sikur hidhni një hap para dhe dy mbrapa. Nëse do të jepni një intervistë pune, bëni kujdes që të nisni një CV të përgatitur më së miri. Të gjitha projektet e nisura në këtë periudhë do të jenë shumë të rëndësishme në të ardhmen. Datat 10 dhe 12 do të shoqërohen nga disa polemika. Nëse nuk merrni përgjigje për kërkesat tuaja, do të mërziteni. Keni plane dhe ide shumë të qarta për të ardhmen, por duket se ju rrethojnë vetëm persona aspak të aftë. Më mirë shmangini ndërlikimet. Nëse po kërkoni një vend të ri pune, nëntori nuk ofron shumë mundësi. Merrni pak frymë dhe nisni një revansh të dytë. Nëse keni probleme ligjore, vetëm në janar do ta kuptoni se ç’drejtim duhet të ndiqni.

Nëntori do të jetë një muaj i nxehtë për ndjenjat, pasi ardhja e Marsit në shenjën tuaj do të zgjojë pasionin brenda jush. Falë ndikimit pozitiv edhe të Venusit, datat 8 dhe 9 do të jenë plot shkëndija. Kjo është një periudhë interesante edhe për njohjet e reja, por edhe për çiftet që nuk duan të heqin dorë nga marrëdhëniet për probleme të vogla. Beqarët do të ndiejnë nevojën për t’u çliruar dhe për të përqafuar emocionet e bukura dhe të sinqerta. Dashuritë e reja të kësaj periudhe janë shumë të rëndësishme, por bëni kujdes nëse po krijoni pa kuptuar dy lidhje paralele. Ndërsa për çiftet e konsoliduara prej kohësh armikja do të jetë xhelozia. Kush nga ju do të ndryshojë shtëpi apo të shpërngulet në qytet tjetër, në fund të vitit 2021 do të ketë siguri ekonomike më të madhe.

Muajt e parë të vitit kanë qenë shumë të vështirë për ju, ndaj tani në nëntor duhet të gjeni sërish qetësinë. Jeni shumë nervozë dhe nuk do të bëni gjumë të qetë, sidomos në datat 10, 11, 17 dhe 18. Fundi i muajit do të jetë më mirë, sidomos kur edhe Jupiteri t’i buzëqeshë shenjës suaj.

Author: horoscope