Do ju jepen mundesi qe vijne 1 here ne jete/ Astrologia Meri Gjini paralajmeron keto 2 shenja per muajin Nentor

Dashi

-Ata që janë strategë të mirë dhe nuk funksionojnë në mënyrë impulsive do të dalin të fituar. Nuk duhet të harrojnë se është i rëndësishëm tre vjeçari që kanë përpara pasi do të përcaktojë ecurinë e tyre për shumë gjatë.

Duhet të marrin lapsin në dorë dhe të jenë organizatorë të mirë për idetë e zhvillimit profesional, për të zgjeruar bazën ekonomike. Avash avash, do të ndihen pak më mirë, optimistë dhe të sigurt. Kanë paqe dhe një gjendje të qetë, të sigurt brenda ambienteve të shtëpisë, e cila nuk ka qenë në pikën më të fortë nga fundi i Gushtit.

Demi

-Ka zhvillime të forta në dy drejtimet si personale dhe emocionale. Në pjesën e dytë, Venusi do t’i ndihmojë të marrin buzëqeshjen maksimale. Sa i përket zhvillimeve profesionale, do të duhet të kontrollojnë tonacionin sepse kanë tendencë për të menduar se bashkëpunëtorët kanë plane pas kurrizit. Kjo shkakton një situatë të tensionuar në raport me njerëzit që punojnë. Kur të vijë Hëna e plotë do të qartësohen totalisht rreth asaj se çfarë po ndodh. Ata që merren me tregti, kanë një muaj të mirë dhe do të zgjasë deri me 15 Dhjetor.

Binjakët

-Ky vit ka qenë më i mirë se vitet e mëparshme. Janë mësuar t’i kenë gjërat e qarta dhe të shohin se çfarë po ndodh përreth. Mund të kenë pak ankth në punë, në shtëpi dhe duhet të tregohen të kujdesshëm me shëndetin por vetëm në ditët e para, nga data 28 Tetor deri në 10 Nëntor. Bëni një organizim të mirë të çështjeve në shtëpi. Te puna, merreni pak shtruar sepse mund të veproni në mënyrë të nxituar dhe mund të dilni jo fort mirë. Kontaktet dhe bashkëveprimet do të jenë në pikën maksimale nga data 19 deri në vazhdimësi. Disa do të kenë kontakte të rëndësishme sidomos ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e tretë.

Gaforrja

-Do të jenë më mirë me fizikun e tyre, do të jenë larg çdo rreziku. Në pjesën e familjes, edhe pse kanë pasur luhatje, në nëntor do të stabilizohen. Duket sikur e gjejnë mbështetjen nga miqtë, si në strategji apo në mënyrën se si do të zhvillohen profesionalisht. Do të jenë të rrethuar nga ata që do të japin idenë apo zhvillimin konkret. Do të jetë një periudhë e mirë për Gaforren.

Luani

-Duhet të shfrytëzojnë sharmin, bukurinë, pjesën e të ndjerit i drejtpërdrejtë për çështje të profesionit dhe vetëbesimit që nuk i mungon. Në pjesën e punës, lëvizjet në ditët e para do t’i kenë të ngurtësuara por kur shkëputen nga hyrja e vështirë e Diellit, zhvillimet do të jenë të rëndësishme. Ata që kanë anulime, pengesa, ide të dyta, që kanë ngelur peng, do të kenë zhvillime këtë muaj dhe ecuria do të përshpejtohet në fund të Dhjetorit. Duhet të kenë kujdes në raportin në çift dhe të jenë partneri më i ngrohtë i mundshëm.

Virgjëresha

-Strategjitë iu shkojnë, organizimi iu shkon, detajistë janë. Duan të tregojnë prezencë, pjesën e organizimit dhe ndërtimit të strategjisë dinë ta bëjnë shumë mirë. Është një muaj që do t’i zhvillojë shumë në strategjitë e zhvillimit drejt datës 29 Dhjetor. Me ardhjen e planetit të fatit, strategjia duhet të jetë e ndërtuar dhe ky moment është 31 Tetori- 15 Dhjetori. Kjo është periudha më e mirë e tyre për të bërë degëzimet. Venusi zgjeron bazën e prodhimit të tyre dhe se si do të ndihen me ekonominë e tyre. Kanë ngurtësim në momentet e para, por janë të qartë se çfarë kërkojnë dhe emocionalisht. Me fizikun, janë më mirë por nuk do të mungojnë dhe shqetësimet nga njerëzit që kanë rreth e qark.

Peshorja

-Me largimin e Marsit, të lindurit e kësaj shenje do të jenë më të lehtësuar. Lehtësirat vijnë më në brendësi të muajit se në pjesën e parë. Idetë që kishin me punën, që kanë folur apo prekur ide për zhvillimet e tyre deri për vitin e ri, do t’i kenë mundësitë nga data 6-7 dhe në vazhdimësi. Mund të marrin një formë më të konkretizuar dhe pse fillimet i presin kur hëna të jetë e plotë te Demat. Kujdes me jetën personale.

Akrepi

-Muaji i tyre është me një hyrje të rëndësishme. Kanë shumë ndërhyrje planetare për t’i ndihmuar në drejtimin që ata udhëheqin. E para është komunikimi, duhet të zbusin komunikimin. Do të bëjnë një organizim të mirë me punën dhe bashkëpunëtorët. Kjo duhet të vijë nëpërmjet paqes, jo situatave të tensionuara dhe momentale. Duhet të nxjerrin natyrën e tyre më të mirë. Kanë një çështje pune të rëndësishme që do të qartësohet dhe do të jetë e prekshme në datën 19. Shumë pak kujdes për çështjet e fizikut në familje.

Shigjetari

-Një muaj i thjeshtë, është periudha që do të marrin vesh se si ndihen në raportet personale dhe në çift. Me Venusin në Bricjap lind nevoja e zgjerimit ekonomik, e të ndjerit mirë me gjërat që kanë. E sigurt janë udhëtimet, shkolla, studimet dhe pjesa akademike. Ata që merren me çështje kërkimore në përgjithësi kanë një periudhë të mirë deri me 29. Ky muaj fsheh takime të papritura me njerëz të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike dhe profesionale. Këto kontakte dhe biseda që do të bëhen, do të jenë produktive drejtpërdrejt me kalimin e marsit te ata në mesin e dhjetorit. Familja do të vazhdojë të jetë prioritet.

Bricjapi

-Te Bricjapi është Plutoni dhe Venusi, hyrje që do të kenë ndikim. Do të shënojë periudhën më të mirë në zhvillimin e vetvetes, i kanë më të qarta gjërat praktike. Luftërat që kanë bërë që nga 2017-a, kanë arritur t’i vendosin në vijë të drejtë. Ky muaj do t’ju japë mundësinë që gjërat që i kanë mbajtur të jenë të qeta dhe pa ngarkesa. Duket sikur iu shkon shumë për shtat zgjerimi por pa zëra të fortë. Do të jenë mirë por pa u shprehur entuziast. Do të futen ne pikëpyetje të mëdha sa i përket Venusit. Nëse janë në kërkim dhe janë beqarë, duhet t’i mbajnë sytë hapur.

Ujori

-Të lindurit e 10 ditëshit të tretë do të jenë shumë afër prekjes së ëndrrës së tyre. Një pjesë e mirë që kanë lindur me planetin e fatit mund të kenë dhe bingon e jetës. Planeti i fatit bën që të marrin maksimumin. Kush ka nisur gjënë që është e vërtetë për ta do ta mbajë dhe do të përshpejtohet ndërtimi. Kush nuk ka nisur gjënë e duhur, duket sikur do të ketë një mbyllje. Duhet të pastrojnë hapësirën dhe vizionin për atë që duan të ndërtojnë. Shumë pak kujdes deri në datën 5 me pjesët e fizikut të vet. Do të kenë mbyllje të mira për çfarëdo problematike që mund të kenë mbartur që nga data 24 Mars.

Peshqit

-Peshqit nuk heqin dorë. Kështu do të tregohen këtë muaj. Vetëbesimi është në pikën më të lartë. Universi do t’i bëjë të besojnë se munden sepse kanë intuitë dhe perceptim emocional të lartë. Ky Mars te Akrepi dhe kjo hënë e re, tregon se e lexojnë mirë energjinë përreth tyre dhe bëjnë që të ndihen të sigurt. Në profesion, do të ketë lodhje e cila do të zgjerohet. Ankthi do të jetë pjesa nga 4-19 por nuk ka të bëjë me gjëra konkrete. Venusi shkon shumë dhe emocionalisht, në shpirt duket siguria dhe qëndrueshmëria, edhe pse jo me elokuencën e duhur, por ka siguri. Do të kenë një muaj të bukur, aktiv dhe do të përfundojë para se të nisë sepse ka ritëm shumë të shpejtë.

Author: horoscope